E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxehet gara në radhët e republikanëve

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 12:59

Pas disa muaj paqartësie, gara për kandidatët republikanë në zgjedhjet e 2012 po fillon të marrë formë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Disa republikanë të rëndësishëm e kanë marrë tashmë vendimin e tyre për garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2012.

Një numër çuditërisht i madh prej tyre kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në garë.

Por një prej këtyre kandidatëve të mundshëm, një figurë e njohur, Sarah Palin, ende nuk e ka bërë të njohur vendimin.

Grupi i kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të 2012-ës duket se pak a shumë është përcaktuar.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney, i cili vazhdon të jetë në krye të anketave, pritet t’i bashkohet zyrtarisht garës së shpejti.

Të tjerë, që cilët e kanë deklaruar pjesëmarrjen në garë, përfshijnë ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, kongresistit nga Teksasi, Ron Pol dhe ish-guvernatorin e Minesotës, Tim Pawlenty.

Por në pikëpyetje mbetet pjesëmarrja në garë e ish-guvernatores së Alaskës Sarah Palin, e cila ende nuk ka lënë të kuptohet në se do të marrë pjesë në garën presidenciale apo jo.

Zonja Palin u bë sidomos e njohur pasi mori pjesë në garën e vitit 2008 si kandidate për nën-presidente, krahas kandidatit republikan John McCain.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›