E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme në Liban, plagosen 6 ushtarë italianë

Të paktën 6 ushtarë italianë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin libanes Sidon.

Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në Liban, tha se pesë paqeruajtës italian kanë marrë lëndime të lehta, por ushtari i gjashtë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë sekretari Gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun, e ka dënuar sulmin dhe ka bërë thirrje për hetimin që do sillte autorët e sulmit para drejtësisë. Ky është sulmi i parë ndaj trupave paqeruajtëse në Liban, që prej vendosjes së tyre në këtë shtet të vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›