E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti lehtëson bllokadën ndaj Rripit të Gazës

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 12:55

Egjipti ka lehtësuar pengesat për kalimin e kufirit nga këmbësorët në Rripin e Gazës. Palestinezët e konsiderojnë këtë një hap të madh përpara, drejt heqjes së bllokadës katër vjeçare që Izraeli dhe Egjipti kishin vënë mbi këtë rajon.

Një roje kufitare palestineze vulos pasaportën e Muhamed al-Hamsit, një banor i Gazës i cili thotë se nuk ka dalë nga zona për vite me radhë.

Ai është ndër 500 personat e parë që mbërritën në pikëkalimin Rafah, para se të hipnin në një autobus për të kaluar në anën egjiptiane të kufirit.

Ai shprehet i lumtur që më në fund mund të dalë nga Gaza e të shohë botën.

Egjipti filloi të lehtësonte bllokadën këtë vit, pas rrëzimit të presidentit egjiptian Hosni Mubarak, duke e hapur në mënyrë sporadike këtë pikëkalim për personat me leje të veçanta kalimi, për arsye mjekësore apo nevoja të tjera.

Tani pikëkalimi do të qëndrojë i hapur me orë të rregullta për të gjithë personat, përveç meshkujve nga mosha 18-40 vjeç.

Ata që kaluan kufirin e cilësuan lehtësimin e pengesave si një çlirim pas mbylljes disa vjeçare të imponuar nga Izraeli dhe Egjipti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›