E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN i del në mbrojtje Greqisë

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 13:30

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgënjeshtruar pohimet se Greqia nuk e ka realizuar deri tani asnjë prej qëllimeve, për të cilat ka rëndë dakord me institucionet ndërkombëtare.

Këto pohime janë të pavërteta, tha një zëdhënës i FMN-së, duke shtuar se konsultimet me qeverinë në Athinë po vazhdojnë, janë të suksesshme dhe pritet të përfundojnë shpejt.

Gazeta gjermane "Der Spiegel", shkruan duke iu referuar raportit të ekspertëve të Komisionit të BE-së, Bankës Evropiane dhe FMN-së, se deficiti i Greqisë është më i lartë se sa që është premtuar dhe se për shkak të mungesës së reformave, janë vënë në pyetje ndihmat e planifikuara financiare.

Greqia duhet të kursejë në katër vitet e ardhshme 78 miliardë euro. Gjendjen e vështirëson edhe më shumë fakti që prej mesit të qershorit, Greqia pa ndihma nga jashtë nuk do të ketë mundësi të paguajë obligimet e saj financiare ndërkombëtare.

Nuk do të ketë mundësi të paguajë as rrogat dhe pensionet për qytetarët e vet, shkruan Spiegel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›