Akuza të reja për Dioqezën e Papës
Një prift, i cili ka ngacmuar seksualisht fëmijët, rasti i të cilit ishte marrë në dorëzim nga Dioqeza ku ka shërbyer kohë më parë Ati i Shenjtë, del i lidhur me një pretendim të ri për abuzim. Zëdhënësi i Dioqezës së Mynihut tha se dikush kishte ardhur të martën për të deklaruar se ai ishte abuzuar në rini, në vitin 1998 nga At. Peter Hullerman. Rasti i parë i menaxhimit të akuzave ndaj priftit në këtë dioqezë është bërë gjatë periudhës kur Kardinali i atëhershëm Eacinger shërbente si peshkopi i Mynihut. Në atë kohë prifti u akuzua për abuzimin e një djali dhe u dërgua për t’u trajtuar në një spital psikiatrik për pedofili dhe u dënua për abuzimin e tij. Së fundi ai u pezullua sërish nga detyrimet fetare, pasi u zbuluan lidhjet dhe kontaktet që i vazhdonte me fëmijët. Po dje, Papa Benedikt pranoi dorëheqjen e peshkopit John Magee, një ish-ndihmës papal që akuzohet për vënien në rrezik të fëmijëve, duke shkelur rregullat e Kishës së Irlandës. Ai para se të largohet kërkoi falje publike për viktimat e priftërinjve pedofilë, të cilët ishin mbajtur në postet e tyre në kishë që nga viti 1987. Për sa i përket gjithë skandaleve dhe akuzave që kanë shpërthyer në vende të ndryshme të botës për abuzimet e priftërinjve, Vatikani po mban pozicion mbrojtës ndaj përfshirjes së krerëve të Kishës. Akuza ka në Irlandë, Gjermani e vende të tjera. Deri më tani, Papa ka pranuar dorëheqjen e tre peshkopëve irlandezë, të cilët kanë qenë të lidhur me raste abuzimesh dhe fshehjesh të abuzimeve.
#