E Diel, 1 Nëntor 2026

Parcelat e kanabisit me vëzhgim satelitor

Deklarata Basha: Objekti i policisë në 2010-n, çrrënjosja e kanabisit

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar se objekti i policisë shqiptare për vitin 2010 është çrrënjosja e plotë e kultivimit të lëndës narkotike. Në takimin për parandalimin e këtij fenomeni, ministri Basha është shprehur se plani i vitit 2010 paraqet objektiva dhe ambicie të reja dhe nuk ka se si të jetë ndryshe. “Objektivi ynë është çrrënjosja e plotë e këtij fenomeni në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye, zbatimi i këtij plani do të kërkojë një koordinim edhe më të mirë, edhe më efikas, polici-pushtet vendor, duke shtuar përpjekjet nga pushteti vendor dhe duke shmangur çdo hezitim në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, deklaroi kreu i Ministrisë së Brendshme. Në fjalën e tij vuri në dukje se Policisë së Shtetit për herë të parë do t’i vihen në dispozicion mjetet më moderne teknologjike, siç është edhe vëzhgimi satelitor. “Angazhimi i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit është dhe mbetet elementi primar dhe thelbësor i këtij plani, por ai duhet dhe do të shoqërohet përveç bashkëpunimit të ngushtë me pushtetin vendor edhe me bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e tjera, me Ministrinë e Bujqësisë për kontrollin e territorit dhe të farërave, me Ministrinë e Mjedisit për kontrollin e fondit pyjor, me Ministrinë e Arsimit për zhvillimin e takimeve në shkolla dhe fushatat e ndërgjegjësimit”, shtoi Basha. Sipas tij, koha nuk pret dhe këta muaj, të cilët janë vendimtarë për kultivimin e kësaj bime në vendin tonë, vendosmëria e strukturave tona me Policinë e Shtetit në krye të punës, duhet të jetë vendimtare për të shënuar një tjetër sukses në vitin 2010 dhe për t’i hapur rrugën realizimit me sukses të objektivit tonë për rehabilitimin e këtij problemi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›