E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, rritet me 20 lekë çmimi i bukës

25/08/2010 Rritje të mëdha pëson dhe vaji e veza. Dështojnë tatimorët në zhdukjen e spekulimeve

DURRES- Kontrollet e ushtruara nga Inspektorati i Tatimeve e Taksave kryesisht në furrat e bukës dhe linjat e punishtet e prodhimit të bukës masive ka rezultuar i dështuar. Dje buka është shitur në Durrës për 80 lekë dhe 100 lekë duke u tregtuar me 20 lekë më shumë se zakonisht. Grupet e inspektimit të tatimorëve dështuan në aksionet e tyre për të penalizuar fiktivitetin në rritjen e çmimit ngase ata nuk kanë mundur të frenojnë rritjen fiktive.

Prodhuesit

Pronarët e furrave kanë thënë se është e pashmangshme rritja e çmimit të bukës, ndërsa të njëjtin fat e kanë pasur edhe artikuj të tjerë si vaji e veza. Një litër vaj deri më tani është shitur për 160 lekë, ndërsa dje blerësit kanë paguar për një litër vaj kikiriku 190 lekë apo 30 lekë më shumë. Edhe veza është rritur me 3 lekë për kokërr ngase çmimi ka shkuar në 12 lekë nga 9 lekë dhe 10 lekë deri më tani. Të 3 artikujt e rëndësishëm pritet të kenë të tjera çmime në rritje gjatë ditëve në vijim. Buka 700 gr. që deri tani është shitur me 60 e 70 lekë dje është tregtuar me 80 lekë me të njëjtën peshë. Buka që peshon 800 gr nga 90 lekë deri më tani, u shit me 100 lekë. Tregtarët e bukës masive kanë thënë se ata janë detyruar të rrisin çmimin, i cili realisht nuk mbetet çmim tavan. Shkak për këtë rritje është bërë blerja e miellit për gatimin e bukës. Deri para se furrat të rrisnin çmimin e kanë blerë miellin me 5200 lekë për kv, kurse tani e blejnë me 6200 lekë për kv apo 100 lekë më shtrenjtë. Të njëjta pohime thonë se buka brenda një kohë shumë të shkurtër do të shitet me 130 lekë duke regjistruar, kështu edhe çmimin më të lartë deri më tani në tregun e bukës. Tatimorët në mesin e muajit gusht thanë se nga 90 subjekte që prodhojnë bukë janë kontrolluar 52 të tilla dhe është sekuestruar 20 kv miell. Inspektorët e tatimeve kanë vërejtur jo vetëm rritjen e pajustifikuar e të paregjistruar në dokumente furnizimi të çmimit të miellit e të bukës, por edhe mungesën e kasave, parregullsi në faturat e furnizimit, mungesën e fletës së analizës në laborator të kampionëve të miellit e të bukës. Madje ata e cilësuar si punë të arrirë gjobitjen e 9 subjekteve me nga 100 mijë lekë, por realisht nuk kanë mundur të ndalojnë rriten fiktive të çmimit. Lëvizja e çmimit është bërë madje në mesditë në mënyrë të papritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›