Bentler: Në veri mund të shpërthejë dhuna
Sipas tij, këto përplasje mund të vijnë si rrjedhojë e koncepteve të ndryshme politike që palët kanë për Kosovën. “Mendoj se ekziston mundësia për dhunë. Mund t’i shikoni statistikat e incidenteve të dhunshme ku janë përdorur armët në maj, qershor dhe korrik, por ka patur edhe më parë. Pra nëse shikohen këto statistika mund të konstatohet se me çfarë ndërlidhen. është e qartë se ndërlidhen me çështjen e pazgjidhur dhe kjo i shtyn disa njerëz që të shprehin dallimet me masa të dhunshme”, pohoi ai.
Gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë, shefi i forcave ushtarake ndërkombëtare shtoi se në qendër të angazhimeve të trupave të KFOR-it do të jetë veriu i Kosovës. Ai u bëri thirrje banorëve në këtë pjesë të vendit që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pavarësisht prej proceseve politike.