Blackberry tërhiqet nga tregu
Kompania e cila prodhon pajisjet smartphone Blackberry do të tërhiqet nga tregu.
Ajo çfarë ndodhi është se Research In Motion (RIM) ka vendosur të pozicionohet ndryshe në treg, respektivisht të tërhiqet nga tregu i konsumit të gjerë, që përfshin shfrytëzuesit e zakonshëm, dhe të përqendrohet në tregun afarist, transmeton BBC.
Shitja e pajisjeve BlackBerry ka përjetuar një rënie gjatë çerekut të parë të këtij viti, rënie që i ka sjellë kompanisë humbje me vlerë prej 124 milion dollarë, gjë me të cilën në RIM aspak nuk janë të kënaqur. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, RIM pati shënuar fitim prej 934 milion dollarë, që paraqet dallim prej më shumë se një miliard dollarë, kështu që ky vendim duket mjaft i logjikshëm.
iPhone dha pajisjet smartphone të bazuar në Android, thjeshtë janë bërë konkurrent shumë të fortë për BlackBerry dhe po shënojnë rezultate dukshëm më të mira të shitjes, e në treg po kthehet edhe lojtari i vjetër Microsoft. BlackBerry për shkak të kësaj duhet të kërkoj fatin e vet në botën e afarizmit.
(ar.si/BalkanWeb)