DASH reagon ndaj arrestimeve te fundit ne Kosove dhe Serbi
Departamenti amerikan i Shtetit reagon ndaj arrestimeve te diteve te fundit nga autoritetet e Kosoves dhe Serbise te shtetasve te njeri tjetrit. Departamenti i Shtetit shpreh shqetesimin lidhur me deklartat e disa zyrtareve te cilet kane bere terthorazi kercenime se arrestimet jane reciproke ose hakmarrese. Si per te gjithe vendet qe aspirojne te anetaresohen ne strukturat euro-atlantike thekson Departamenti i Shtetit ne presim si nga Serbia ashtu edhe Kosova te respektojne shtetin ligjor dhe te mos bejne deklarata apo te kryejne veprime qe shkaktojne ngritjen e tensioneve.
Ne e kuptojme thuhet me tej ne njoftimin per shtyp te Departamentit te Shtetit se Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope ka ofruar te krijoje kushtet per dy shtetesine ne Kosove ne menyre qe qytetaret te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te Serbise. Shtetet e Bashkuara shpresojne qe qeveria e Kosoves perfundon Departamenti i Shtetit e cila ka shprehur gatishmerine per ta pranuar nje ndermjetesim te tille dhe qeveria e Serbise e pranojne kete oferte sa me pare qe te jete e mundur.