Akuzat Balla agresiv edhe jashte Parlamentit
Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla edhe pas perjashtimit te tij prej tri javesh nga kuvendi i Shqiperise pikerisht per fyerje te renda ndaj ministrave vazhdoi dje me te njejtin ritem akuzash duke sulmuar ashper Kryeministrin e vendit dhe ministrat e qeverise. Balla e akuzoi Kryeministrin Berisha se vrau kater qytetare te pafajshem ne 21 janar dhe kjo sipas tij u be vetem e vetem qe kreu i qeverise te vazhdoje te vjedhe. Sali Berisha nuk eshte me Kryeministri i shqiptareve por vetem Kryeministri i Ilirit qe vjedh me bllok ne dore i Majlindes te lidhur me mafian italiane i Imamit dhe Rulit qe po privatizojne ne menyren me korruptive plot 1280 prona publike - theksoi deputeti socialist. Sipas Balles Kryeministri Berisha nuk mund te flase me per rritje rrogash e pensionesh pasi eshte vetem faji i tij pse sot ne Shqiperi numerohen plot 1 milion te papune dhe varferia eshte ulur kembekryq ne cdo familje shqiptare. Deputeti socialist shtoi gjithashtu Saliu nuk mund te flase me per projekte qe shmangin permbytjet ne Shkoder pasi eshte vetem faji i Saliut qe veriu i vendit permbytet nga 5 here ne vit cdo vit rresht. Sipas Balles me gjithe premtimet qe jane dhene deri me tani nga Kryeministri shqiptaret nuk do ta besojne me kurre ate dhe nuk do ta votojne me. Ne seancen e kaluar parlamentare deputeti socialist Taulant Balla u perjashtua nga Kuvendi dhe me pas Byroja Parlamentare mori vendimin se perjashtim i tij duhej te ishte me tri jave ku arsyeja kryesore kishte te bente me fyerjet e renda te deputetit socialist ndaj ministrave te qeverise Berisha.