Lokalet OSBE Me shume kandidate femra
Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Tirane ambasadori Eugen Wollfarth i ben thirrje politikes shqiptare te respektoje ligjin per sa i perket perzgjedhjes se grave ne listat e te zgjedhurve. 8 Marsi Dita Nderkombetare e Grave dhe zgjedhjet e ardhshme vendore ofrojne nje mundesi te mire per te theksuar mbeshtetjen tone te vazhdueshme per nxitjen e barazise gjinore - tha dje Wollfarth. Ai u shpreh se beson fuqimisht se pjesemarrja aktive e grave ne jeten publike dhe politike te vendit eshte me rendesi te madhe per nje shoqeri demokratike moderne dhe paqesore. Grate shqiptare duke qene nje perberes i rendesishem i shoqerise shqiptare duhet te jene po ashtu pjese e pandashme e qeverisjes dhe proceseve demokratizuese ne vend. Eumlshte e rendesishme tu ofrohet e gjithe mbeshtetja e mundshme kandidateve gra sikurse eshte me rendesi zbatimi ne praktike i kuotave gjinore prej 30 per qind - theksoi ai. Wollfarth deklaroi se nje nga perfundimet e nje projekti trevjecar per rritjen e rolit te gruas ne qeverisje eshte se grate anembane vendit deshirojne te kandidojne ne zgjedhje dhe te votojne. Ky eshte nje perfundim i rendesishem i projektit te administruar nga Prezenca e OSBE-se dhe te bashkefinancuar nga Vendet e Uleta dhe Suedia - pohoi ai. Perfaqesuesi i OSBE-se thekson se pavaresia gjinore eshte nje angazhim i rendesishem i ketij organizmi. Akti Final i Helsinkit e nenvizon respektin per te drejtat e njeriut dhe lirite themelore pa dallim gjinie si nje nga parimet kyce te OSBE-se. Me 2004 te gjitha shtetet pjesemarrese perteriten angazhimin e tyre per barazine gjinore duke deklaruar se te drejtat e barabarta mes grave dhe burrave dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut jane thelbesore per paqen demokracine e qendrueshme dhe zhvillimin ekonomik dhe si rrjedhoje per sigurine dhe stabilitetin ne zonen e OSBE-se.