Akuzat Berisha Pas Politikes qendron racisti Marty
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha hodhi poshte dje shkrimet e Politikes se Beogradit per pjesemarrjen ne tregtine me arme gjate luftes ne Kosove 1998/1999. Ai i cilesoi ato si shpifje te uleta ndersa akuzoi Dick Martyn se fshihet pas tyre si nje racist antishqiptar. Pretendimet e Politikes qe eshte zedhenese e ultranacionalizmit serb dhe avokate e gjenocidit serb ne Bosnje dhe Kosove nuk jane asgje tjeter vecse shpifje raciste - ka thene Berisha per agjencine e lajmeve AFP. Gazeta Politika e Beogradit shkroi dje se Berisha ka qene nje nga tregtaret kryesore me arme ne kohen e luftes ne Kosove ndersa shtepia e tij ne Tropoje ka qene qender per blerjen e armatimit. Sic pohon kjo gazete emri i Berishes permendet nga kater deshmitare ne dokumentet e Prokurorise serbe per Krime te Luftes. Berisha raportet e Politikes i ka lidhur me histerine antishqiptare te udhehequr nga Dick Marty te cilin e ka quajtur nje racist qe pa asnje prove eshte duke u perpjekur te hedhe balte ne luften e shqiptareve te Kosoves. Forma ne te cilen jane bere akuzat vetem mund te me nderoje - tha Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Ai shtoi Shpifjet qe Politika e Beogradit dhe Dick Mary jane duke propaganduar serish deshmojne racizmin verberine e tyre dhe zhgenjimin e madh te tyre me clirimin e nje populli. Ne intervisten per AFP-ne Kryeministri Berisha vuri ne pah se Shqiperia do te jete e hapur per cfaredo hetimi qe nderlidhet me luften ne Kosove dhe rastet e tjera nga ana e EULEX-it dhe Gjykates Nderkombetare te Hages.