E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita terhiqet nga hetimi tani kerkon vetem kontroll

Fletet e votimit Berisha-opozites Ju doni kontroll jo hetim. Numerojme cdo gje sipas ligjit por do dale si ne Shkoder

Pas tri dite negociatash mazhoranca dhe opozita nuk munden te arrinin mbreme ne nje konsensus te perbashket per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit te 2009-s. Kjo per faktin se opozita u terhoq nga ngritja e komisionit hetimor dhe ndryshoi qendrim ndaj fleteve te votimit duke bllokuar keshtu zgjidhjen e ngercit qe vete ajo krijoi prej me shume se nje viti. Edhe pas mbledhjeve te grupeve parlamentare PD dhe PS pervec akuzave e kunderakuzave mes njera-tjetres ne sallen e Parlamentit nuk munden te arrinin nje rezultat pozitiv. Kreu i mazhorances njeheresh edhe Kryeminister i vendit Sali Berisha akuzoi mbreme opoziten si shkaktare te situates se krijuar ndersa denoncoi ndryshimin e qendrimit te opozites duke i bere asaj te qarte se nuk eshte per hetim por per kontroll gje qe bie ndesh me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Sipas Berishes Hetimi pa fakte ndodh vetem ne Dyshimistan tani jam une qe i dua kutite. Por per kreun e ekzekutivit hetim pa fakte nuk do te kete kurre.

Nisur nga kjo Berisha u beri thirrje deputeteve te PS-se Doni hetim te zgjedhjeve Ejani te numerojme cdo gje qe fshihet ne kuti nje nga nje dhe jo te terhiqeni e te krijoni dyshime se hetimi pa fakte ndodh vetem ne Dyshimistan.

Kryeministri kerkoi nga deputetet qe te heqin maskat dhe te mos kerkojne vetem kontroll te zgjedhjeve por te kene kurajen ti shkojne deri ne fund betejes se tyre per transparence.

Jam gati te numeroj cdo vote dhe te shqyrtoj cdo dokument por mbi bazen e Kushtetutes dhe ligjeve te ketij vendi por nuk mund ti shkel ato sepse dikush vuan nga turpi i humbjes. Tani jam une ai qe i kerkoj kutite dhe numerimin e votave sepse une kam respekt per socialistet shqiptare pavaresisht se ju i kriposni me 99-sha - u shpreh z. Berisha. Me tej Kryeministri u beri thirrje deputeteve te PS-se qe te mos terhiqen nga ngritja e komisionit hetimor dhe se bashku me mazhorancen te behet hetim i plote i zgjedhjeve. Ne kete ras Berisha hodhi nje sere akuzash mbi kreun e PS-se Edi Rama duke i kujtuar atij se beri cmos qe te bllokonte levizjen e lire te shqiptareve. Berisha tha se vizat jane fiksimi patologjik qe tmerronte Ramen edhe ne mes te nates. Berisha vuri ne dukje se Edi Rama u angazhua me te gjithe potencialin e tij per te deshtuar zgjedhjet e pergjithshme sikunder une u angazhova qe ato te realizoheshin sa me mire te ishte e mundur. Diten para zgjedhjeve vendosi qe ti bojkotonte por ia futen dy kembet ne nje kepuce dhe u fut ne zgjedhje - shtoi Berisha duke thene me pas se Rama pasi humbi zgjedhjet beri ceshte e mundur qe te hynte ne koalicion me Partine Demokratike por ky vend kerkonte opozite. Edi Rama me pas brofi duke thene se nuk njeh rezultatin dhe Parlamentin. Por ai eshte tallur me ju dhe jo me mua se une e respektoj si kundershtar politik kurse me ju eshte tallur - u tha ai me pas deputeteve socialiste.

Berisha kujtoi nder te tjera edhe kerkesen e Edi Rames per ngritje te komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve. Ai nuk deshi se kishte nje fiksim patologjik vizat. Ato e tmerronin dhe i prishnin gjumin ne oren 4 te mengjesit. Prandaj une vendosa te mbroja me cdo kusht voten e qytetareve shqiptare nga nje njeri qe vetem per interesa personale eshte gati te shkelmoje cdo gje - vuri ne dukje kreu i qeverise. Socialisteve u tha me pas se Rama i futi ne greven e urise pikerisht ne momentin kur pritej momenti per heqjen e vizave. Duke iu rikthyer edhe nje here komisionit hetimor te 28 qershorit Berisha akuzoi se PS ne ballo me maska hoqi fjalen hetim dhe vuri fjalen kontroll. Sipas tij Partia Socialiste po organizon nje ballo te vertete me maska permes kerkeses se saj per komision hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Kjo eshte nje ballo me maska. Kane hequr fjalen hetim dhe kane vene fjalen kontroll. Cfare eshte kjo tallje me shqiptaret - iu drejtua ai me pas deputeteve socialiste duke u kujtuar se atributin e kontrollit e kane komisionet e perhershme te Kuvendit dhe nuk eshte nevoja te ngrihet nje komision i posacem hetimor. Kontrollin e kryen edhe nje komision normal ne Parlament dhe nuk ka nevoje per ta quajtur komision hetimor. Kjo eshte nje maske po luajne me maska. Pse terhiqeni nga komisioni Pse nuk doni me komision - tha me pas Berisha duke u thene socialisteve se ai nuk ka bere asnje paragjykim dhe kerkoi prej tyre kurajen qe te kerkojne pse jane terhequr duke u kujtuar deputeteve socialiste se kryetari i tyre parashuton ne skenen politike si zedhenes kryesor i bllokmeneve dhe produkt total i Bllokut dhe si nje njeri qe kjo psikologji dhe ky mentalitet nuk e lejon tu ofroje qytetareve shqiptare ne 12 vjet politike vetem truke trillime dhe mashtrime. Nje njeri i cili nuk ka qene i zoti deri me sot pervecse disa bojerave neper Tirane te nxjerre nga nje profesion i deshtuar nuk u nxjerr qytetareve asnje gje tjeter per te sotmen dhe te ardhmen e tyre - tha ai me pas duke shigjetuar Edi Ramen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›