Boci Ne PS sundon interesi i lejeve te ndertimit

Deputeti i PD-se Luciano Boci akuzon PS-ne per mungese bashkepunimi ne nje kohe kur mazhoranca kerkon kompromis per zgjidhjen e ngercit politik. Ai e argumenton kete mungese me faktin se ne PS sundon interesi i lejeve te ndertimit makuteria dhe paraja ku eshte atrofizuar cdo alternative majtiste progresiste ku cdo politikan karriere dhe i mirefillte i kesaj force politike e ndien veten te poshteruar dhe te braktisur. Sipas z. Boci e vetmja menyre qe ky lidership te siguroje ekzistencen e vet te tipit monopol eshte pikerisht ushtrimi i kesaj trysnie te pajustifikuar dhe te pabaze se brendshmi ne radhe te pare brenda partise se vet dhe se jashtmi brenda jetes politike ne pergjithesi. Ne kete interviste per Standard deputeti i PD-se z. Luciano Boci analizon zhvillimet e fundit politike ne vend si dhe vlereson te gjitha premtimet e mbajtura te qeverise dhe plotesimin e endrres se shqiptareve levizjen e lire ne hapesiren Shengen.
Z. Boci cili eshte mendimi juaj lidhur me situaten me te fundit politike ne Shqiperi dhe si e gjykoni opoziten lidhur me levizjet e saj me te fundit
Situata politike vazhdon te dominohet nga jehona e liberalizimit te vizave si nje premtim i mbajtur nga mazhoranca aktuale dhe nga krahu tjeter nga reaksioni negativ i opozites lidhur me kete sukses jo domosdoshmerisht i shprehur hapur. Ajo qe tentohet eshte nje lloj tendosjeje artificiale e jetes politike. Vazhdohet me kerkesat absurde antikushtetuese dhe vazhdohet me protestat pa sens dhe thirrje absurde per revolucione rrugesh. Dhe e gjitha kjo ka vetem nje qellim i cili sa vjen e shfaqet me qarte mbajtjen peng te opozites shqiptare dhe te fateve tona te perbashketa nga lidershipi i PS-se. Ne nje ambient ku sundon interesi i ndertimeve makuteria dhe paraja ku eshte atrofizuar cdo alternative majtiste progresiste ku cdo politikan karriere dhe i mirefillte i kesaj force politike e ndien veten te poshteruar dhe te braktisur e vetmja menyre qe ky lidership te siguroje ekzistencen e vet te tipit monopol eshte pikerisht ushtrimi i kesaj trysnie te pajustifikuar dhe te pabaze se brendshmi ne radhe te pare brenda partise se vet dhe se jashtmi brenda jetes politike ne pergjithesi. Treguesi me i fundit ishte komportimi i kesaj opozite per ngritjen e komisionit hetimor ku u shfaq qarte mosgatishmeria dhe mosdeshira per ta ngritur dhe funksionalizuar kete komision. Megjithese nga ana e mazhorances u bene te gjitha leshimet e kerkuara opozita nuk ishte ne dakordesi ta votonte pasi ngritja e ketij komisioni gjithmone brenda kuadrit kushtetues do te rrezonte edhe alibine e fundit te Edvin Kristaq Rames per te mos dale atje ku ai e ndien veten me mire pra ne rruge te madhe dhe do zbulonte hapur faktin qe lufta e Rames per gjoja kutite nuk ishte nje lufte per transparence por nje lufte me shqiptaret per ti penguar keta ne rrugen e levizjes se lire dhe ne perpjekjet e tyre per te fituar statusin e vendit kandidat.
Jeni nder deputetet me aktive ne Parlament por edhe nder ata qe ka qarku i Elbasanit. Si e vleresoni ecurine e reformave qe pritet ta klasifikojne Shqiperine si kandidate per anetaresim ne BE e pare kjo ne drejtime te vecanta ku eshte bere progres
Ecuria e reformave sic e veren dhe progres-raporti eshte e dukshme dhe ka evolucione reale dhe te dukshme si ne aspektin politik po ashtu ne ate ekonomik dhe ligjor. Nen frymen e progres-raportit do theksoja se ne aspektin politik ku vihet dhe theksi per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne kemi realizuar gjene me madhore mbajtjen e zgjedhjeve me te mira dhe me afer standardeve evropiane. Ajo qe mungon eshte mungesa e nje bashkepunimi e shprehur kjo ne ekzistencen e nje ngerci politik te krijuar artificialisht nga bojkoti dhe mosvotimi i opozites. Pavaresisht kesaj ofertat tona dhe gatishmeria per te gjetur urat e komunikimit jane aktive dhe shpresojme te gjejme tek ajo pjese e ndergjegjshme e opozites deshiren per te dhene kontribut real ne rritjen e komunikimit politik dhe bashkepunimit parlamentar gje qe do te na conte ne kapercimin e kesaj situate artificiale.
Ne aspektin ekonomik Shqiperia deshmon nje stabilitet makroekonomik te vijueshem fale reformave te thella dhe te vleresueshme. Ekonomia shqiptare vazhdon te ruaje trendin rrites dhe shpreh vitalitet konkurrues ne raport me ekonomine globale. Politikat fiskale dhe kuadri ligjor qe mbron e stimulon biznesin kane dhene rezultatet e tyre te dukshme ne kete aspekt. Progresi eshte evident dhe ne perpjekjet per te ndertuar nje kuader ligjor koherent dhe teresisht brenda standardeve te BE-se. Disi problem mbetet aplikueshmeria totale e tyre ne praktiken e perditshme. Dhe lufta kunder krimit dhe fenomenit te korrupsionit si objektiva madhore te qeverise kane njohur stade dhe evolucione te dukshme e te prekshme jo thjesht me plotesime ligjore te domosdoshme por dhe me realizime konkrete e efikase. Ecuri ka pasur edhe ne aspektin e mbrojtjes se prones dhe trajtimit te saj si dhe ne mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve e grupeve te caktuara ligjerisht dhe faktikisht. E gjithe kjo ecuri reformash e cila pritet te zgjerohet e te thellohet se shpejti do jape dhe efektet e pritshme hapjes se negociatave dhe te marrjes se statusit te vendit kandidat.
Qeveria dhe vete Kryeministri Berisha premtuan rrugen e dyte te kombit aksin rrugor Elbasan ndashTirane. Cili mbetet vleresimi dhe opinioni juaj
Eumlshte nje tjeter premtim elektoral i mbajtur nga kjo qeveri per qytetaret e Elbasanit dhe jo vetem per ta por gati per 1.3 milione shqiptare. Eumlshte realizimi i nje endrre shumevjecare te shume brezave impaktet e se ciles do te rezultojne teper pozitive per tere Shqiperine juglindore dhe me gjere. Elbasani ne saje te kesaj rruge do njohe nje bum te vertete ekonomik social e kulturor duke u bere qender e rendesishme e zhvillimit brenda trekendeshit ekonomik superpotent Tirane-Durres-Elbasan. Realizimi i kesaj kerkese-enderr te komunitetit te qarkut te Elbasanit deshmon dhe njehere seriozitetin dhe gatishmerine e kesaj qeverie per te investuar ne pika fokale strategjike qe i japin frymemarrje zhvillimit ekonomik te vendit dhe eshte tregues i vizionit realist dhe filozofise se saj per ti sherbyer interesave te qytetareve.
Pak muaj na ndajne nga zgjedhjet lokale. Si ju duket situata politike ne qarkun e Elbasanit dhe a ka PD-ja nje kandidat potencial per te fituar bashkine
Mendoj qe politikisht per shkak edhe te atyre qe thame me pare e ndiejme veten te avantazhuar pavaresisht qe kundershtari ne luften e kulisave dhe te atyre nen tavoline ndihet i forte duke harruar imazhin negativ qe ka ndertuar ne keto vite keqqeverisje lokale. Kandidate potenciale per te fituar larg cdo modestie do thosha qe kemi disa te cilet jane prurje nga fusha te ndryshme dhe perfaqesues te denje te qytetarise elbasanase. Jemi ende ne fazat e perzgjedhjes pasi eshte teper e veshtire te vendosesh midis te barabarteve.
Cfare do tu uronit qytetareve te Elbasanit pas 15 dhjetorit levizjes se lire ne hapesiren Shengen dhe festat e fundvitit
Do tu uroja ta gezojme se bashku levizjen e lire dhe qe keto festa te fundvitit ti plotesojne me te bukurat e endrrave te projektuara per veten dhe te dashurit e tyre.