E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat PD Rama do ta marre pergjigjen ne 8 maj

Partia Demokratike akuzon kryetarin e Partise Socialiste per shpifje dhe trillime ne lidhje me investimet ne vend. Sipas zedheneses se selise blu Albana Mustafaraj pikerisht njeriu qe shpalli Korridorin e Kombit qe bashkon Shqiperine me Kosoven si rrugen e Asgjekundit dhe qe kundershtoi me egersi te papare tunelin dhe autostraden qe bashkon Tiranen dhe Elbasanin sot sulmon ndertimin e rrugeve rurale. Sot kreu i bllokmeneve te rinj shoku Edvin Kristaq Rama nxorri ne tregun mediatik vrerin e radhes te akuzave shpifjeve dhe trillimeve kunder arritjeve ne ndertimin e infrastruktures moderne ne Shqiperi. Njeriu qe shpalli korridorin e kombit qe bashkon Shqiperine me Kosoven si rrugen e Asgjekundit qe kundershtoi me egersi te papare tunelin dhe autostraden qe bashkon Tiranen dhe Elbasanin dhe qe perben segmentin kryesor te boshtit te jugut sot sulmon ndertimin e rrugeve rurale dhe inaugurimin dje te 28 km rruge qe lidhin komunat Strume Zharse Kuman me Fierin dhe Beratin te cilat u sherbejne rreth 15 mije banoreve te njeres prej zonave bujqesore me te fuqishme te vendit - deklaroi Mustafaraj.

Sipas saj investimet ne keto rruge kane nje gjatesi mbi 2 here me te madhe se te gjitha rruget e asfaltuara keto 4 vite ne kryeqytetin e Shqiperise te marra se bashku nga shoku Rama. Partia Demokratike i thote kreut te bllokmeneve te rinj se shpifjet trillimet akuzat e tua do te marrin pergjigjen e merituar me 8 maj kurse ne do te inaugurojme dhe do te ndertojme se paku 5 mije kilometra rruge tunele ura autostrada ne Tirane e ne mbare vendin - perfundoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›