E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjegjshmeri individuale apo kolektive

Gjithsecili me te drejte mund te pyesesh kush ka me shume pergjegjesi ne sistemin e vlerave demokratike qe ne po jetojme dhe perpiqemi qe te persosim individi qe voton apo ekipi qe eshte votuar per te qeverisur apo e thene ndryshe pergjegjshmeria individuale apo kolektive

Cila eshte historia e marredhenies se individit me qeverisjen ne vendin tone

Shqiperia e viteve lsquo90 erdhi nga nje regjim totalitar qe luften e tij kryesore e kishte drejtuar ne eliminimin e individualizmit dhe vendosjen e tufezimit te popullt. Per kete krijoi shume mekanizma te cilat merreshin me kete detyre sic ishin te ashtuquajturat Fronti Demokratik Organizata e Gruas Organizata e Pionierit e keshtu me radhe ku detyra kryesore e tyre ishte brumosja e popullit me mesimet e Partise dhe ndrydhja e mendimeve te keqija individuale. Ne kuader te kesaj strategjie ishin edhe zgjedhjet farse qe kryheshin ne ate kohe ku rezultati i zgjedhjeve ishte 999 Pro kandidateve te Partise ose levave te saj dhe asnje kunder.

Nese dikush nuk shkonte te votonte atehere policia i shkonte ne shtepi dhe e detyronte qe te paraqitej ne qendren e votimit pra as qe behej fjale qe te mos merrje pjese e jo me te votonte njeri kunder.

Ne njefare menyre regjimi totalitar nuk arriti te zhdukte individin por beri te mundur qe individi te mos ndihej dhe te rrinte i ndryshur nga frika e ndeshkimit nese shprehte mendimin e tij te pavarur. Kjo ishte dhe njera nga arsyet qe Shqiperia ishte vendi i fundit ne Europen Lindore qe rrezoi diktaturen komuniste.

Pas ndryshimit te sistemit individi i shtypur shqiptar u ndodh para nje sfide te madhe qe ishte pergjegjshmeria individuale per te zgjedhur midis alternativave qe i vuri perballe jeta. Shqiptaret duhet te zgjidhnin midis qendrimit ne Shqiperi apo emigrimit midis sipermarrjes private apo kerkimit te nje pune ne shtet midis Partise Demokratike apo Partise se Punes te shnderruar ne Partine Socialite qe i kishte shtypur per 50 vjet rresht.

Por pergjegjeshmeria individuale nuk eshte vetem ne momente te tilla te thjeshta ne dukje por shume te rendesishme per jeten e nje personi. Dilema midis pergjegjshmerise individuale dhe asaj kolektive eshte edhe perpara personave qe rrjedha e jetes dhe iniciativa personale e tyre i vuri ne krye te institucioneve te ndryshme shteterore dhe shoqerore.

Jane keta persona qe i kane dhene fytyres se institucioneve perkatese pjese nga karakteri i tyre duke bere qe ne periudha te ndryshme keto institucione te shfaqin perpara qytetareve fytyra te ndryshme.Individet

Kjo gje eshte vene re natyrshem ne sjelljet e partive politike ne vend gjate 20 viteve demokraci. Po te shikosh me vemendje historikun e partive kryesore ne lidhje me levizjet e lidershipit te tyre do te veresh se kjo eshte shoqeruar edhe me ndryshime ne sjelljet dhe vizionin e partive.

Partite politike jane organizime sociale ku mblidhen njerez me te njejtat ide e pikepamje politike dhe sociale te cilet nepermjet mekanizmave demokratike qe ka shoqeria qe jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme te vijne ne qeverisje per te zbatuar programin e tyre. Programi qeverises nuk eshte ne zbatim vetem te idealeve te partise ne pushtet por edhe te popullates qe ka votuar per ate parti.

Jo vetem programet qeverisese por edhe aksionet politike qe ndermarrin partite politike duhet te reflektojne pritshmerine jo vetem te anetaresise se tyre por edhe te elektoratit me te gjere.

Ngjarjet e fundit kane treguar se drejtuesit e nje force politike kane dale nga objektivi i permbushjes se pritshmerise jo vetem te elektoratit ne pergjithesi por edhe te votuesve te tyre ne vecanti.

Pertej motiveve personale qe i shtyjne keta drejtues te veprojne ne menyre te tille nje tjeter arsye do te thosha eshte edhe mosvenia ne balance midis pergjegjshmerise individuale dhe asaj kolektive.

Ne nje organizim social qe eshte partia pergjegjshmeria individiale tregohet nepermjet menyres se si individi i kryen detyrat e pozicionit te fituar ndersa pergjegjshmeria kolektive shprehet nepermjet funksionimit te organizmave kolegjiale te partise.

Kolegjialiteti ne vendimmarrje eshte shume i rendesishem per institucionet e shoqerise shqiptare duke marre ne konsiderate se nga vjen dhe ku ka synim te arrije shoqeria jone.

Edhe ne kete fushe te aktivitetit shoqeror individet dhe shoqeria shqiptare reflektojne pasojat e periudhes se regjimit komunist.

Nese para vendosjes se sistemit demokratik ne Shqiperi organizatat dhe organizmat kolegjiale kishin si synim qe te nenshtronin dhe depersonalizonin individin ne demokraci organet kolegjiale sigurojne qe individi i zgjedhur prej tyre ne pozicionin e caktuar te veproje sipas rregullave te lojes dhe ne te mire te interesave te pergjithshme.

Por a mund te manipulohen organet kolegjiale dhe te marrin vendime qe shpeshhere jane ne kundershtim jo vetem me interesat e komunitetit qe perfaqesojne por edhe te vete anetareve te tij

Deshiroj ne kete aspekt te marr si shembull sjelljen e Z.Rama ndaj organeve kolegjiale dhe ndaj votes.

Duke risjell ne mendje menyren se si u zgjodh Edi Rama kryetar i Partise Socialiste po ate dite ai filloi ironine me institucionin qe e votoi per Kryetar duke mos i falenderuar personat qe hodhen voten per te por duke falenderuar femijet e tyre qe i kishin marre ne telefon dhe kishin urdheruar prinderit qe te votojne per Ramen si kryetar sepse do e bente PS-ne si Tiranen. Me kete sjellje ai u tregoi delegateve qe ata ishin vetem numra ose me mire te themi shifra ndaj ai i kishte ne dore kur te dontea me pak fjale neneshtrimi i nje organi kolegjial ndaj nje individi.

Te njejten sjellje mban edhe ndaj votes ne PS ku z. Rama te tjere ka te votuar e te tjere promovon duke treguar qarte se nuk ka ndermend te perdore voten si sistem komunikimi. Ky pozicionim na trishton ne bashkeqytetareve te tjere pasi kemi te bejme me nje njeri qe tregon se ne rast te ardhjes ne pushtet vota jone do te jete e pavlefshme ashtu si dikur me prinderit e tij te cilet voten e kishin formale pasi tjeter gje thonin dhe tjeter benin.

Gjithsesi personalisht u perkas atyre qe besojne se pavaresisht deshtimit te herpashershem te organeve kolegjiale ne misionin e tyre institucionet do te funksionojne shume here me mire nese keto organe do te jene ne lartesine e detyres. Funsionimi normal i tyre do te beje te mundur qe ne krye te institucioneve te vijne njerez me integritet te pergjegjshem qe japin llogari perpara organeve kolegjiale dhe nuk e deformojne misionin e institucionit nga interesat publike ne ato personale.

Pra do te kemi nje balance midis pergjegjshmerise kolektive dhe asaj personale qe eshte shume e rendesishme per nje mbarevajtje te puneve dhe arritjen e objektivave per tu bere shqiptare me te lire dhe me te mire.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›