E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumci Mazhoranca do ta cliroje kryeqytetin nga korrupsioni dhe betoni

Deputeti i Partise Demokratike Aldo Bumci tha dje se nuk eshte qeveria ajo qe po shkaterron gjelberimin ne kryeqytet por kryebashkiaku Edi Rama. Edi Rama eshte njeriu qe betonizoi Tiranen shkaterroi lulishtet historike te qytetit per pallatet e Fidelit Dashit dhe Kocos me kompani zhduku lulishten ne Sheshin Skenderbej dhe dje filloi te prishe lulishten prapa Pallatit te Kultures per te ndertuar nje parking privat - deklaroi dje Bumci. Sipas tij pas 11 vjet qeverisje te Edi Rames hapesirat e gjelberta ne qytet jane pergjysmuar dhe nderkohe qe Edi Rama ka katerfishuar taksen e gjelberimit Tirana vetem gjelberim nuk ka. Femijet dhe qytetaret e Tiranes thithin sot ne mushkerite e tyre ajer 7 here me te ndotur se norma e lejuar evropiane. Edi Rama nuk mund ti fshihet ketij krimi me zhurmen per Kopshtin Botanik qe po ai e ka rrethuar me shumekateshe te paligjshme - tha Bumci. Ai siguroi banoret e kryeqytetit se Qeveria do te ndertoje Unazen e Madhe te Tiranes duke i dhene zgjidhje jo vetem trafikut te kryeqytetit por edhe ndotjes qe krijohet nga trafiku i bllokuar duke mbrojtur keshtu edhe Kopshtin Botanik. Edi Rama do marre pergjigjen e merituar qytetare per masakren urbane dhe mjedisore me pasoja te renda per shendetin e qytetareve te Tiranes - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›