E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat Prokurorja Po punojme

Edhe Presidenti i Republikes i bashkohet zerave qe kerkojne transparence nisur nga akuzat me te fundit te politikaneve kundrejt njeri-tjetrit.

Ina Rama e propozur nga Bamir Topi te cilen Sali Berisha e cilesoi Silvia Konti shqiptare thote se Prokuroria po punon.

Ju siguroj qe prokuroria eshte duke bere punen e saj qe duhet te beje ne kete moment eshte duke vleresuar cdo informacion per kryerjen e nje vepre penale dhe sigurisht eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku ne gjejme vend per te filluar nje procedim. Ne te gjitha rastet ku ka vend per te nisur nje procedim prokuroria do ti nise ato. Prokuroria eshte ne pozicionin e saj institucional dhe kushtetues eshte duke bere ne menyre te pavarur detyren e saj kushtetuese tha Rama.

Po a ka ne Shqiperi asete te mafias apo te krimit te organizuar Kryeprokurorja nuk e perjashton si mundesi por tregohet teper e kujdesshme ne ate qe thote

Potencialisht duhet te kete por perderisa nuk kemi gjera konkrete per te folur eshte e kote qe une te jap nje pergjigje qe neser te instrumentalizohet tha Rama.

Presidenti dhe Ina Rama bashke me njerez te tjere te larte te drejtesise moren pjese ne perurimin e Qendres se Dokumentacionit te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Qendra do te do te krijoje nje baze te dhenash me te tera vendimet e gjykatave shqiptare te konsultueshme ne Internet qe nga viti 2001 per ato gjykata qe i kane dixhitalizuar nderkaq vendimet e tyre dhe nga vitit 2010 per gjykatat e tjera. Kjo mendohet se do te ndikohe ne njejesimit te praktikave dhe ne rritjen e transparences perkundrejt publikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›