Opozita rinis protestat

Te mbledhur jo pa qellim ne seline e G99 e vendosur perballe shtepise se kryeministrit kreret e opozites kane cilesuar si te domosdoshem kete aksion politik qe sipas tyre eshte forma e vetme permes se ciles mund te diskutohet me ate qe e quajten kabineti i kapur nga mafia.
Qeveria tregon nga dita ne dite qe eshte qeveria me e korruptuar ne rajon. Flitet per nje qeveri mafioze dhe si e tille ajo duhet te largohet tha kreu i PSD-se Skender Gjinushi.
E konsiderojme gjendjen shume te rende kemi presion te madh nga opinioni publik qe te nisim revolta masive dhe do te nisim protestat ne rrethe ne te gjitha qendrat urbane dhe pastaj te kthehemi per te vendosur daten e nje proteste masive ne Tirane tha kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela.
Opozita do ti rikthehet protestave masive rreth 5 muaj pasi vendosi mbylljen e greves se urise e cila i hapi dyert negociatave mes paleve. Negociata qe megjithate nuk prodhuan nje zgjidhje politike pavaresisht takimeve apo nderhyrjeve te nderkombetareve te cilat sherbyen me shume per retorike poltike e mediatike sesa per nje zgjidhje te vertete te krizes.