E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat Trashani Aferat korruptive te Rames nuk mund te harrohen detyre e institucioneve te cojne ne banken e te akuzuarve leprat

06-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e plote per shtyp e deputetes se Partise Demokratike Arenca Trashani


Kryetari i Bashkise se Tiranes Edvin Kristaq Rama vijon te heshte pas shperthimit te skandalit te 20 perqindeshit me shpresen se kjo mega-afere prej 100 milion eurosh do te vije nje dite e do te harrohet. Por ne jemi ketu per ti kujtuar atij se asgje nuk mund ta shpetoje nga nxjerrja e pergjegjesise se plote per projektin e Liqenit me pallate 35 kateshe pas kontrates 20 perqindeshe te Leprit te tij. Kjo eshte prova me e qarte dhe me e paster e korrupsionit ne keto 20 vjet dhe eshte detyre e cdo institucioni qe te coje ne banken e te akuzuarve leprat dhe te zotin e tyre po aq sa eshte e drejte e cdo qytetari te kerkoje vendosjen e drejtesise per kete fenomen te shemtuar. Kryetari i Bashkise se Tiranes duhet ta dije mire se ne kete rast flagrant kur gjithcka eshte tashme ne driten e diellit dhe para syve te qytetareve heshtja eshte nje aleat shume i keq. Zoti Rama Ti duhet te shkosh vete ne prokurori dhe te japesh shpjegime per 20 perqindeshin e perfituar nga kontrata prej Leprit tend si dhe per projektin me grataciela tek zona e Liqenit qe erdhi pas saj. Ky duhet te ishte gjesti me minimal per te treguar se ke nje grime pergjegjshmerie para publikut. Zoti Rama Shko ne prokurori vete nese nuk ke frike nga perballja me provat dhe faktet e renda. Nuk ka shume rendesi nese shkon vetem apo bashke me Leprin. E verteta nuk mund te fshihet. Ajo tashme ka dale dhe do te zbardhet deri ne fund.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›