E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat Vokshi-Edi Rama Selmanllari jep 3 ore shpjegime ne Prokurori



TIRANE - Biznesmeni Rrahman Selmanllari eshte paraqitur ne Prokurorine e Tiranes per te dhene sqarime ne lidhje me akuzat ndaj deputetes Albana Vokshi. Mesditen e djeshme i shoqeruar dhe nga avokati i tij Rrahman Selmanllari ka dhene pergjigje per pyetjet e prokuroreve. Si aksioner i Vizion Construction ne te cilet eshte aksioner edhe Arian Tartari bashkeshorti i deputetes Vokshi Selmanllari eshte thirrur nga Prokuroria per te dhene sqarime lidhur me akuzat e opozites. Rrahman Selmanllari ka hyre ne Prokurori rreth ores 1200 dhe ka qendruar atje per afro 3 ore. Avokati i tij mbrojtes Genc Gjokutaj ka deklaruar per mediat se Selmanllari eshte i gatshem te vihet ne dispozicion te drejtesise kudo ku te jete e nevojshme.
Vetem pak dite me pare njesia e Task-Forces ne Prokurorine e kryeqytetit per te zbardhur akuzat politike te deputetes se Partise Demokratike Albana Vokshi ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama beri gati nje flete-thirrje edhe per Rrahman Selmanllarin. Thirrja e Selmanllarit kishte qellim zbardhjen e disa fakteve pasi emri i tij figuron ne Qendren Kombetare te Regjistrimit si bashkepronar i shoqerise Vision Construction.

7 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›