Plagoset rende punetori po punonte per ndertimin e nje HEC-i
ELBASAN - Nje punetor ka mbetur i plagosur ne fshatin Dardhe te Librazhdit teksa po punonte per ndertimin e nje hidrocentrali. Policia e Elbasanit beri te ditur se i plagosuri eshte shtetasi me inicialet N. N. 33 vjec i cili eshte derguar ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Ngjarja ndodhi nje dite me pare ne vendin e quajtur Mulliri i Bllokut te nje firme private qe po nderton nje hidrocentral. Policia po heton me tej per te pare nese firma ne fjale ka respektuar kushtet e sigurise.
7 Shtator 2010