E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol ne afersi te HEC-it policia arreston te dyshuarin



SHKODER - Efektivet e policise se Pukes kane zbardhur plotesisht dhe kane vene ne pranga autorin e shperthimit te nje sasie tritoli ne afersi ne hidrocentralit te Fierzes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Shkodres konfirmuan se ne pranga per kete ngjarje eshte vene 40-vjecari Bashkim Gjoka lindur dhe banues ne fshatin Gropa. 40-vjecari eshte autori i shperthimit te ndodhur mbremjen e dy diteve me pare ndersa saktesohet se lenda plasese eshte vendosur te pllakat e betonit. Burime lokale konfirmuan se ngjarja ka ndodhur ne oret e mbremjes ndersa theksohet se ngjarja nuk ka asnje lidhje me hidrocentralin e Fierzes. Teza e policise lokale konfirmohet dhe nga drejtues te Ministrise se Energjetikes te cilet thane se kjo ngjarje nuk ka lidhje dhe nuk ka qene kercenim per hidrocentralin ne kaskaden e Drinit. Qellimi i shperthimit te shkaktuar me lende plasese dinamit ishte thyerja e pllakave per te marre hekurin. Burime nga vendi i ngjarjes thone se shperthimi ndodhi rreth 20 metra larg ures se Drinit ne murin mbajtes 5 metra poshte rruges. Ngjarja u shenua rreth ores 2020 te se dieles. Nderkaq pas keqyrjes se vendit te ngjarjes policia beri nje kontroll ne banesen e personit te dyshuar per shperthimin. Gjate kontrollit ne cilesine e proves materiale policia njofton se ka bllokuar 84 kapsolla detonatore si dhe 165 centimetra fitil zjarrpercjelles.

7 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›