Konflikti per pronat fqinji i shkaterron magazinen me tritol
SHKODER - Konflikti per pronen gati ka shkaktuar nje tragjedi ne nje familje ne Shkoder. Ngjarja e rende ka ndodhur ne familjen e Mark Gjergjit ne fshatin e Beltojes ne komunen e Berdices kur ne oret e para te dites se djeshme i eshte vendosur nje sasi e konsiderueshme eksplozivi ne afersi te shtepise. Burime zyrtare nga Policia e Shkodres kane bere te ditur se kane arrestuar autorin e dyshuar te kesaj ngjarjeje qe eshte Ndrek Lacuku. Policia tha se rreth ores 0600 eshte shkaterruar nje objekt ne pronesi te shtetasit Mark Gjergji 60 vjec banues ne po kete fshat. Ne vendngjarje ka shkuar policia qe ka nisur hetimet. Sipas saj ngjarja ka ndodhur prane rruges kryesore te fshatit Beltoje dhe eshte demtuar me lende plasese nje objekt qe perdorej si magazine per mallra ushqimore. Nga hetimet e para rezulton se per shkaterrimin e saj eshte perdorur nje sasi e konsiderueshme lende plasese qe mendohet te jete hedhur te nje nga dritaret e hapura te objektit. Si pasoje e shperthimit eshte demtuar krejtesisht ndertesa ndersa fatmiresisht nuk ka pasur deme ne njerez. Pas hetimeve eshte bere identifikimi dhe arrestimi i autorit te ngjarjes i cili eshte Ndrek Lacuku 58 vjec banues ne te njejtin fshat. Ngjarja ka ndodhur per nje konflikt pronesie mes dy bashkefshatareve. Gjate hetimeve policia ka zbuluar se i arrestuari eshte autori i ngjarjes se ndodhur ne daten 26 qershor 2008 ku eshte demtuar me lende eksplozive e njejta ndertese. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e te arrestuarit eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasie lende eksplozive rreth 400 grame si dhe nje arme gjahu te cilen ai e mbante pa leje.
7 Shtator 2010