Procesi Gerdeci shtyhet serish Gjykata kerkon Selmanllarin
TIRANE - Gjyqi per tragjedine e Gerdecit eshte shtyre serish diten e djeshme pasi deshmitari i kerkuar Rrahman Selmanllari nuk eshte paraqitur. Por ndersa ne gjyq kerkohej si deshmitar dhe sipas te dhenave ai nuk gjendej disa ore me vone eshte paraqitur ne Prokurorine e Tiranes per te dhene shpjegime ne nje tjeter ceshtje. Gjate dites se djeshme kane protestuar dhe familjaret e viktimave te Gerdecit ne lidhje me zvarritjen e procesit gjyqesor. Ata i jane drejtuar me nje leter trupit gjykues ku i kerkojne nje proces te drejte dhe te panderprere pra qe te zhvillohet perdite. Ne emer te Shoqates se Viktimave Feruzan Durdaj ka kerkuar zbatimin e kesaj kerkese duke u shprehur i shqetesuar per afatet e paraburgimit per te pandehurit e ceshtjes se shperthimit te Gerdecit te cilat jane afer limitit ligjor.
Protesta
Teksa pritet te nise seanca gjyqesore per viktimat e tragjedise se Gerdecit Shoqata e Familjareve te Viktimave i drejtohet kreut te Gjykates se Tiranes me nje leter te hapur ku kerkohet te mos neglizhohet me ky proces. Kryetari i Shoqates Feruzan Durdaj tha se kjo kerkese vjen pas shtyrjeve te pakuptimta te gjykimit dhe ne kohen kur per te akuzuarit po perfundojne edhe afatet e paraburgimit. Duke pare neglizhencen e trupit gjykues kerkojme qe procesi te mos neglizhohet dhe te behet i panderprere. Kryetarit te Gjykates i kerkuam te zhveshe trupin gjykues nga seancat e tjera qe kane dhe te perfundojne sa me pare gjykimin per Gerdecin - shprehet Durdaj. I drejtohemi opinionit publik ne shprese per mbeshtetje e solidaritet ne kete ceshtje qe deri me sot ka luajtur me emocionet e me lotet e nenave e baballareve qe kane humbur femijet me ndjenjat e familjareve qe kane humbur te afermit ne ate krim per te cilin ende nuk ka asnje te ndeshkuar edhe pse ndodhi ne mes te dites ne mes te Shqiperise fare prane institucioneve qendrore te shtetit tone - thuhet ne deklarate. Familjaret e viktimave te tragjedise i kerkojne trupit gjykues qe gjykimi i ceshtjes te vijoje i panderprere ne cdo dite pune kjo pasi afatet e paraburgimit per te pandehurit e ceshtjes se shperthimit te Gerdecit jane afer limitit ligjor.
Seanca
Pas protestave te familjareve te viktimave te Gerdecit ka perfunduar dhe seanca e djeshme gjyqesore e Gerdecit. Shkak per mbylljen e saj eshte bere mungesa e deshmitarit Rrahman Selmanllari. Ai ishte thirrur qe te deshmonte por nuk eshte paraqitur ne orarin e caktuar. Gjykata e ndodhur para ketij fakti ka urdheruar Komisariatin e Policise Nr. 2 ne Tirane qe te gjejne Selmanllarin dhe ta sjellin ate ne gjykate. Ceshtja Gerdeci me rreth 29 te pandehur 3 ne pranga dhe mbi 300 deshmitare te cilet aktualisht jane duke dhene deshmite e tyre para Gjykates konsiderohet me e madhja ne historine e Gjyqesorit. Prokuroria e ka vleresuar Gerdecin si nje gabim njerezor ndersa pala e pandehur pretendon per nje sabotazh te mundshem. Si pasoje e nje shperthimi te fuqishem te ndodhur me 15 mars te vitit 2008 ne ish-fabriken e demontimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec te Tiranes humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere mbeten te plagosur.
7 Shtator 2010