Akuzat e Ballës, 2 javë pezullim nga Kuvendi. Vërejtje për Tahirin
Deputeti socialist Taulant Balla eshte per dy jave i perjashtuar nga Kuvendi. Ndersa deputeti Saimir Tahiri i eshte terhequr zyrtarisht vemendja. Byroja e Kuvendit u mblodh menjehere pas seances kuvendore, pasi dy deputete replikuan me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli duke iu referuar fjales se kryeministri Sali Berisha. Balla hodhi akuza per korrupsion ndaj zyrtareve te larte te shtetit ndersa Saimir Tahiri i kerkoi kryeparlamentares te fokusohet tek fjala e kryeministrit para se te vleresoje fjalet e deputeteve te opozites.
"Nje vend pune ne dogana jepet me perqindje fitimi, ky eshte korrupsioni i Sali Berishes, dhe ky eshte sistemi korruptiv qe ka ngritur kryehajduti kavalier. Kutite do te hapen ne 30 prill jo vetem per te cmontuar sistemin mafioz te familjes, qe pushtetin e do per te mbrojtur parate e korrupsionit dhe parate e pista, por per te shpetuar qindra e mijera familje shqiptare nga varferia", tha Balla.
"Zonja kryetare, e para e punes, eshte turp qe kryeministri i vendit i paguar nga taksat e qytetareve, vjen ketu vetem per te na recituar ate qe ka ne koke dhe pa i degjuar deputetet e opozites. E dyta, zonja kryetare, ne qofte se nuk ke gje per te thene mbaje gojen te mbyllur qe te na lesh ne deputetet e opozites dhe shqiptaret me dyshimin qe je e paafte se sa te flasesh e te na e vertetosh dhe kete dyshim. Dhe po ke per te transkriptuar fjalen e Taulant Balles, dhe ta ndeshkosh per te kercenuar deputetin e opozites, po te them me mire transmeto fjalen e shefit tend, kryeministrit te vendit. 20 vjet ketu ne Parlament, ka shpifur duke genjyer shqiptaret. Transkriptoje dhe denimin mos e jep se do e denojme ne bashke me shqiptaret", tha deputeti Saimir Tahiri.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 prill 2010 ) < I mëparshmi