Steinberg: SHBA mbështetje shtetit të Kosovës

Shtetet e Bashkura të Amerikës mbështesin Kosovën në proçesin e ndërtimit të insitucioneve shtetërore. Kështu u shpreh në Prishtinë Zv/Sekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg, duke shtuar se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike, duhen shqyrtuar mundësitë e shtimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për shkak të interesave të përbashkëta.
“Kam pasur një bisedë shumë produktive me zyrtarët e lartë në Beograd dhe kam theksuar rëndësinë e të marrurit me çështje shumë pragmatike, si dhe për hapat që duhen ndërmarrë për të promovuar një klimë të mire midis Serbisë dhe Kosovës. Por duhet pranuar se për disa çështje, veçanërisht për çështjen e statusit, ka ende mospajtime të thella”, tha James Steinberg, Zv/Sekretar Amerikan i Shtetit.
Ndërsa Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, deklaruan se Kosova po punon ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë këtu dhe Serbinë.
“Theksuam ato detyra dhe borxhe që i kemi marr para qytetarëve të vendit për të bërë punë për jetë më të mirë të tyre, por edhe për relacionet e tjera të vençat që kanë të bëjnë me aspektet e politikave që i zhvillon Kosova në aspektin ndërkombëtar”, u shpreh Fatmir Sejdiu, Presidenti i Kosovës.
"Ne e informuam zotin Steinberg për progresin e bërë në Kosovë në këto dy vite, por edhe në këtë periudhën e fundit, që është një progres substancial i ndërtimit të shtetit tonë demokratik, i shoqërisë shumë etnike, veprimeve tona angazhuese në kuptimin e integrimit të gjitha komuniteteve, në kuadër të kësaj edhe të vazhdimit të implementimit të strategjisë për veriun", tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Pas takimeve me liderët kosovarë, Stajnberg ka vizituar Manastirin e Graçanicës, ndërsa më pas ka zhvilluar një takim edhe me kryetarët serbë të tre komunave të reja, të krijuara në zgjedhjet e fundit lokale.
Bul Salihu