Akuzat e Braçes: Basha dhe familjarët e tij kanë privatizuar plehrat e Tiranës
Tiranë- Dy ditë pasi gazeta IDEA zbuloi se kompania që ka marrë ekskluzivitetin e shfrytëzimit të fushës së mbeturinave të Tiranës, pa depozituar asnjë pagesë për mbetjet e riciklueshme, është në pronësi të menaxherit të kompanisë Megatek ka reaguar edhe deputeti socialist Erjon Braçe i cili ka hedhur akuza të forta mbi qytetarin e parë të Tiranës, Lulzim Bashën.
Lidhur me skandalin e zbuluar nga gazeta IDEA për fabrikën që kishte monopolizuar mbeturinat e Tiranës, deputeti Braçe përmes profilit të tij në Facebook akuzon kryebashkiakun Basha se e ka shndërruar Tiranën në një pronë private të tijën.
Erjon Braçe kërkon nga Tatimet të hetojnë të ardhurat e zotit Oliver Shtylla, menaxherit të “Megatek”-ut nëse e lejojnë atë të kryejë investime në një biznes të tillë që për socialistët është i dyshimtë.
Deputeti socialist shkon edhe më tej me akuzat kur thotë thotë se një tjetër kompani-ALBANIAN COMPANY OF GENERAL SERVICES, ne pronesi te shtetasit Dionis Teqja ka ne pershkrimin e aktivitetit te saj “Mbledhje dhe perpunim plehrash”!! Tamam ne kete kompani, njeri prej anetareve te Keshillit Mbikqyres eshte Erjon Isufi, domethene kunati i kryetarit te Bashkise Tirane-pronare e kazaneve dhe mbeturinave ne to, shtetasit Lulezim Basha!!.
Ky është reagimi i plotë i zotit Braçe në Facebook:
PO PO! LULEZIM BASHA ESHTE PAS MONOPOLIT TE TRAJTIMIT DHE RICIKLIMIT TE PLEHRAVE NE TIRANE!!
E MORI EDHE KETE BIZNES!! TIRANA TANI ESHTE E TIJA, PRIVATE!!
Media njoftoi sot se kompania “Grin” e vendosur ne rrugen “Leke Zaharia” ne Sharre-matane “Kombinatit” eshte ajo qe po perpunon te gjithe plehrat qe grumbullohen ne Tirane!!!
Media njoftoi po sot se “perfaqesues ligjor” dhe zoterues i aksioneve te kompanise eshte shtetasi Oliver Shtylla. Ky i fundit zbulohet ne profilin e tij si “menaxher produkti” ne kompanine MEGATEK!!
Naivisht raportimi mbeti ketu!
Tani,
Oliver Shtylla eshte nje punonjes i rendomte ne kompanine MEGATEK, eshte thjesht nje prokurues i produkteve elektrike ne kete kompani.
Nuk ka as para cash dhe as pasuri tjeter per te ngritur nje kompani e me te te organizoje nje aktivitet kaq te gjere.
DYSHIMI I FORTE ESHTE SE OLIVER SHTYLLA THJESHT KA VENE EMRIN NE LETRAT PUBLIKE! (tatimet mund te verifikojne qe neser te ardhurat e zotit Shtylla dhe a mjaftojne ato per te ngritur kete aktivitet apo jo).
Nderkohe, nje tjeter kompani-ALBANIAN COMPANY OF GENERAL SERVICES, ne pronesi te shtetasit Dionis Teqja ka ne pershkrimin e aktivitetit te saj “Mbledhje dhe perpunim plehrash”!!
Tamam ne kete kompani, njeri prej anetareve te Keshillit Mbikqyres eshte Erjon Isufi, domethene kunati i kryetarit te Bashkise Tirane-pronare e kazaneve dhe mbeturinave ne to, shtetasit Lulezim Basha!!
Dionis Teqja, shtetasi qe ka pronesine e kesaj kompanie eshte njehersh edhe ortaku absolut i kompanise MEGATEK, kompani ku rezulton i punesuar Oliver Shtylla, “pronari” i kompanise “Grin”.
Tamam ne kete kompani, MEGATEK, njeri prej anetareve te Keshillit Mbikqyres eshte perseri Erjon Isufi, domethene kunati i Kryetarit te Bashkise se Tiranes!
E SHIHNI SA TE LIDHUR JANE? E SHIHNI SE LIDHJA ESHTE E QARTE MES KOMPANIVE TE SHTETASIT DIONIS TEQJA DHE KUNATIT TE LULEZIM BASHES, ERJON ISUFIT? E SHIHNI SE AKTIVITETI I TYRE ESHTE “MBLEDHJE E PERPUNIM PLEHRASH”?
JA PRA KY ESHTE MONOPOLI I RI I LULEZIM BASHES!! POR KY ESHTE EDHE QYTETI PRIVAT I LULEZIM BASHES!!,-përfundon mesazhi i Braçes në Facebook.
Dje, këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës kërkuan shpjegime nga bashkia se përse mbeturinat janë dhënë për shfrytëzim pa tender dhe përse ato i janë dhënë një kompanie pa leje mjedisore në këtë fushë.