E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Del Pontes, një prokuror serb vjen në Tiranë

Nga Eva Kushova
Në Tiranë pritet që shumë shpejtë të vijë një prokuror serb i cili do të hetojë akuzat se UÇK kanë vrarë të burgosur serbë dhe i kanë shitur organet e tyre në Shqipëri. 

TIRANË - Një prokuror serb i krimeve të luftës, pikërisht Vladimir Vukceviç do të udhëtojë në Shqipëri për të hetuar akuzat se guerrilet e UÇK-së kanë vrarë të burgosur serbë dhe i kanë shitur organet e tyre në Shqiperi. Vukcevic i ka kërkuar tashmë prokurorëve shqiptarë që të hetojnë këtë çështje dhe aktualisht po vazhdon dialogu për të vendosur dhe datën e vizitës së prokurorit serb.
Ndërkohë si Kosova ashtu dhe autoritetet shqiptare i kanë mohuar akuzat, ndërsa BE ka thënë se do të hetojë këto deklarata. Në fakt akuzat për trafik organesh që përfshijnë serbet e vrarë gjatë luftës së Kosovës në 98-99 u shfaqën për herë të parë në një libër të ish-kryeprokurores se Hagës Karla Del Ponte.
Në librin e saj “Gjuetia”: Kriminelet e luftës dhe unë”, Del Ponte shkruan se rreth 100-300 serbe, shumica civile serb u transportuan me kamion nga Kosova drejt qytetit shqiptar të Burrelit. “Atje UÇK vrau serbët dhe doktorët u morën organet e tyre për ti shitur”, është shprehur Del Ponte.
Një nga argumentet që e hedh poshtë këtë akuzë është se në Burrel nuk ka patur kurrë mjeke eksperte apo ndonjë qendër të specializuar për heqje organesh me qëllim shitjen e tyre. Del Ponte është kritikuar për librin e saj, megjithatë pritet që këto akuza të ngritura prej saj të hetohen deri në fund.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›