Personat me aftësi të kufizuar, publikohet raporti i strategjisë
52 mijë persona me aftësi të kufizuar nuk trajtohen si qytetarë me të drejta të barabarta dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Këto përfundime u bënë publike nga Raporti për Strategjinë Kombëtare për personat me Aftësi të Kufizuar.
TIRANE- Më shumë se gjysma e personave me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike dhe në ambjente të papërshtatshme. Rreth 4534 fëmijë me nevoja të veçanta që i përkasin moshës nga 6-18 vjeç nuk marrin asnjë formë arsimimi. Situata në lidhje me shanset e ofruara nga qeveria për formim profesional dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara është vlerësuar si negative. Këto përfundime, por edhe të tjera u bënë publike gjatë konferencës kombëtare ku u prezantua Raporti për Zbatimin nga Qeveria Shqiptare të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare për personat me Aftësi të Kufizuar, i hartuar nga Fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me USAID. Gjatë prezantimit të raportit zv/kryeministri Genc Pollo tha se “kjo kategori është objekt i shoqërisë humane, ndërsa përballet çdo ditë me paragjykime”.
Ndërkohë raporti vë në dukje detyrime të papërmbushura nga qeveria shqiptare në 5 fushat e planit të veprimit të strategjisë kombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Një analizë e gjetjeve tregon se nuk ka pasur progres nga qeveria në 41 pët qind të të gjithave masave. 98 për qind e tyre nuk janë realizuar brenda afateve të përcaktuara në planin kombëtar të veprimit të strategjisë. Nga raporti, bëhet e ditur se rreth 52 mijë persona me aftësi të kufizuar ende nuk trajtohen si qytetarë me të drejta të barabarta.
(a.r/news24/balkanweb)