E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen pronat e Bankierit pirat

Vlorë

Sekuestrohen pasuritë e dy personave të prangosur nga Policia e Vlorës pak ditë më parë në operacionin e koduar “Bankieri pirat”. Burime nga Prokuroria dhe Gjykata e Vlorës bëjnë të ditur se janë sekuestruar qendra “Adion”, ku ndodhet një lokal dhe një sallë konferencash, lokali “Franc” në rrugën “Transballkanike”, si dhe holli i Pallatit të Sportit në Vlorë, ku po ndërtohet një qendër kulturore me emrin “THINK”, të cilat janë në pronësi të Gentjan Hoxhës dhe administratorit të firmës “Adion”, Fation Hoxhaj. Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë të ditur se një hotel, i cili ishte pjesë e hetimeve, është përjashtuar nga sekuestroja, pasi ishte në fazën fillestare të investimit. Për dy të arrestuarit u vendos pak ditë më parë masa “burg pa afat” dhe ata akuzohen se kanë përvetësuar një shumë të madhe parash, e cila mendohet se arrin deri në 700 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›