Lushnje takimi artificial i grave socialiste
Për Afërdita Dedejn, ishte dhënë urdhër të mos lejohej pjesëmarrja në takimin e Edi Ramës me gratë socialiste. Por kjo anëtare e Partisë Socialiste prej 20 vitesh, nuk i ka ndalur përpjekjet. Gruaja ka tentuar të hyjë në këtë takim dhe është ndalur forcërisht nga policia bashkiake. Acarimi ka çuar deri në përplasje fizike me uniformat blu të Bashkisë Lushnje.
Pasi nuk është lejuar të futet nga dera kryesore ajo është përpjekur të futet nga një tjetër hyrje. Edhe në këtë drejtim, masat ishin marrë që kryesocialisti Edi Rama të mos dëgjonte asnjë ankesë për atë çka ndodh në Partinë Socialiste të Lushnjes.
Në takimin e kryetarit të PS Edi Rama me gratë socialiste të Lushnjës, pjesëmarrëset kanë qenë të zgjedhura. Graë aktiviste ishin porositur të mos kundërshtonin asnjë fjalë të kryetarit të tyre dhe duhej të duartrokisnin herë pas here gjatë fjalimit të tij. Kjo ishte porosia që u shpërnda për gratë pjesëmarrëse në forumin e gruas socialiste. Madje forcat e policisë bashkiake kishin urdhër të mos lejonin të futeshin brenda ambienteve, ku do të zhvillohej takimi, zërat kundër.