E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS sherr para zgjedhjes se kryetarit te KQZ

Demokratët dhe socialistët janë përfshirë në debate të forta në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve. Shkak i replikave mes kryekomisionerit Ilir Rusmali dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri ishte nisja e procedurës për zgjedhjen e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në momentin kur kryetari i Komisionit hodhi për diskutim shqyrtimin e kandidaturave për kreun e KQZ-së, Gjiknuri kundërshtoi duke theksuar se opozita nuk është njohur me kandidaturat e për pasojë kërkon shtyrjen e mbledhjes. Por, kryetari Rusmali theksoi se ligji zgjedhor përcakton qartë se menjëherë pas miratimit të anëtarëve të KQZ-së, Kuvendi nis shqyrtimin e kandidaturave për kryetar. Por, oponenca e Gjiknurit vijoi me tone më të ashpra. Kjo situatë detyroi kryekomisionerin Rusmali t’i kërkojë ligjvënësit opozitarë të largohet nga salla për të mos prishur mbledhjen. Pas këmbënguljes së deputetit socialist Rusmali vendosi ndërprerjen e mbledhjes. Vetë Gjiknuri sqaroi.

Më herët, Komisionit parlamentar i Ligjeve vlerësoi miratoi kandidaturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilirjan Muho dhe Arben Shkëmbi dhe ato të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Jani Jani dhe Sipiro Kuro, si të përputhshme me kriteret kushtetuese. Pas këtij momenti i takon Kuvendit të votojë anëtarësinë e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›