E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e PS, reagon Ministria e Bujqësisë: Beqja sajues shifrash

TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të sekretarit për programin në PS, Ilir Beqja për sa i përket kilometrave të rrugëve që janë shtruar në fshat si dhe sistemit të vaditjes. 

Zëdhënësi i ministrisë së Bujqësisë Florian Papadhimitri i cilësoi këto deklarata si keqintepretime dashakeqe të shkëputura nga konteksi që i ka thënë ministri Ruli. Ndërsa akuzoi Beqjan si sajues të shifrave të coroditura.

“Rilindasi montazhier kishte zgjedhur të bënte një keqinterpretim qesharak të shifrave të pqërmendura nga ministri Ruli në një emision televiziv, duke I shkëputur ato qëllimisht dhe me dashakeqësi nga konteksti. Shifra prej 1500 km rrugë, e paraqitur nga ministri i Bujqësisë dhe e shkëputur paturpësisht nga konteksti i debatit ku është dhënë flet vetëm për ato rrugë ndërlidhëse fshatrash që janë realizuar nëpërmjet granteve, apo nëpërmjet fondeve të zhvillimit të rajoneve, e që në këto vite të qeverisjes demokratike janë minimumi 1500 km. Deklarimet e djeshme të rilindasit montazhier thjesht na tregojnë ne se cfarë janë në gjendje të sajojnë njerëz si ky guzhinier i shifrave të coroditura”, tha Papadhimitri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›