Akuzat e PS-see: Berisha ka marrë peng Gjykatën e Lartë
Deputeti Xhafaj: “Berisha po kërkon të uzurpojë Gjyqësorin”. Reagon edhe KMK-ja: “Kriza buron nga ndryshimet kushtetuese”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste dënon planin e maxhorancës dhe kryeministrit Berisha për të uzurpuar institucionin e pavarur të Gjykatës së Lartë. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, tha se Grupi Parlamentar i PS-së braktisi sallën e Kuvendit për të protestuar ndaj anashkalimit të vazhdueshëm që po u bën maxhoranca dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Xhafaj tha se bllokimi i Gjykatës së Lartë është një rast i paprecedent, por mbi të gjitha situata e krijuar rrezikon realizimin e reformës në Drejtësi. “Është bllokuar veprimtaria normale e Gjykatës së Lartë. Nga 17 gjyqtarë kjo Gjykatë është sot në mungesë të 7 gjyqtarëve. Nuk funksionojnë normalisht kolegjet e saj. Nuk mund të formohet kuorumi për mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara. Ky institucion është pa drejtim administrativ për shkak të mungesës së kryetarit dhe zëvendësit të autorizuar prej tij. Çështje të shumta gjyqësore që presin radhën për shqyrtim do të duhet të shtyhen në një afat të ri dhe qytetarët do të jenë në pritje e në ankth edhe për shumë ditë e muaj më tepër të mësojnë fatin e të drejtës së kërkuar prej tyre. Legjislativi ka bllokuar emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë, lidershipi politik i maxhorancës aktuale ka marrë peng Gjyqësorin shqiptar në një ripërpjekje të re për të vendosur nën kontrollin e tij politik pushtetin gjyqësor”, - tha Xhafaj.
Dekretet
Deputeti Fatmir Xhafaj përsëriti qëndrimin e PS-së për të futur urgjent në rendin e ditës në Parlament dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. “Duke kërkuar futjen urgjent në rendin e ditës të dekreteve presidenciale, Partia Socialiste as shprehet për cilësinë e votës së saj dhe as bëhet palë e konfliktit absurd të krijuar ndërmjet lidershipit politik të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ me Presidentin e Republikës, pushtete e funksione kushtetuese të cilat kanë buruar nga vetë PD-ja”, - vijoi ai. Xhafaj vlerësoi edhe shqetësimet e ndërkombëtarëve për situatën e krijuar së fundi në vend.
“Partia Socialiste vlerëson me shqetësim të thellë dhe bashkohet tërësisht me shqetësimin e artikuluar edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë publike dhe diplomatike, se kjo situatë e krijuar është hallka e fundit e dukshme e një zinxhiri ilegjitimiteti dhe lufte kundër ligjit dhe vetë themeleve të shtetit të së drejtës që po realizon maxhoranca e sotme”, - tha ai.
KMK
Edhe Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka shprehur dje shqetësimin për krizën e shkaktuar si rezultat i bllokimit të Gjykatës së Lartë. Në një njoftim për shtyp, KMK-ja denoncoi situatën e krijuar dhe theksoi se ajo buron si rezultat i ndryshimeve kushtetuese më 21 prill. “Rrjedhimisht, strategjia e dhunimit të Kushtetutës nuk mund të mos pasohej me dhunime të tjera të saj, pasi mekanizmi shtytës i prodhuar më 21 prill vijon rrugën e vet të mbrapshtë. Akti i mosvotimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe krejt procedura perverse që e parapriu, ka si synim zhvlerësimin e përshkallëzuar të figurës së Presidentit të Republikës dhe kontrollin aspak ogur i mirë të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë nga ana e kryeministrit, duke dëshmuar pra marshimin e zymtë antidemokratik të establishmentit berishian, me tendencë kapjen e përgjithshme të institucioneve në shoqërinë gjithnjë e më të pambrojtur shqiptare”, - thuhet në një njoftim për shtyp të Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës.
14 Qershor 2008