E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celibashi: “Emigrantët të votojnë me postë”



“G99”-a organizoi dje një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për të debatuar mundësinë e realizimit të të drejtës së votës së emigrantëve për të votuar. Takimi u moderua nga analisti i njohur, Mentor Kikia, një ndër promovuesit më aktivë për votën e emigrantëve qysh në fillimet e kësaj nisme. Në takim ishte prezent Ilirjan Celibashi, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe aktualisht një ndër ekspertët ligjorë më me eksperience në Shqipëri përsa i përket çështjes së zgjedhjeve. Celibashi foli mbi alternativat e mundshme të votës së emigrantëve dhe e cilësoi alternativën e votimit me postë si opsionin më funksional. Celibashi shpjegoi se zgjidhjet teknike ekzistojnë ashtu siç ekziston interesi nga ana e emigrantëve dhe konsensusi i gjerë që ata ta kenë këtë të drejtë, ndaj mbetet që të gjendet vullneti politik. Erion Veliaj ritheksoi rëndësinë që ka vullneti politik në konkretizimin e kësaj nisme, që synon t’i integrojë politikisht emigrantët, të cilët janë një faktor vendimtar i jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›