E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Priftit kreu i Doganave Po hetojme per kontrabanden

TIRAN- Pas akuzave publike te bera nga ish kreu I METE-s Dritan Prifti per kontrabanden e naftes nga numri dy i policise Agron Kulicaj ka reaguar sot drejtori i Pergjithshem i Doganave.

Ne nje komunikim me mediat Flamur Gjyrmishka ka theksuar se tashme nga ana e doganave eshte ngritur nje grup pune qe po merret me hetimin e akuzave.

Ai ka pohuar se aktualisht per kontrabanden ka vetem dyshime nderkohe qe ka shtuar se per momentin nuk rezulton gje per ate periudhe kohe qe ka denocnaur ish ministri i Energjetikes Prifti.



Nderkohe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur hetimin ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj i akuzuar pak dite me pare nga ministri i Ekonomise Dritan Prifti se kryen kontrabande nafte. Edhe pse akuza e ish-ministrit ishte konkrete asnje nga institucionet shqiptare nuk mori mundimin per ta hetuar. I vetmi institucion qe ka nisur te pakten nje lloj hetimi eshte ILDKP kreu i te cilit ka urdheruar hetimin e plote pasuror te Kulicajt. Shekulli boton sot te gjitha deklaratat zyrtare te pasurise se Kulicajt te plotesuara nga vete zv.drejtori i Policise.

Pasuria e Kulicajt
Sipas deklarimit zyrtar te bere nga vete Kulicaj ne vitin 2005 rezulton se ai zoteron nje apartament banimi me siperfaqe 105 meter katrore ne rrugen Reshit ollaku te cilin e ka blere ne vitin 1999 me vlere 42.000 dollare. Nderkohe ne banke Kulicaj ka depozituar 41 000 euro dhe 22 mije dollare. Gjate 2005-es ai ka shitur autoveturen e tij me vlere 8000 euro kurse ne 2000 nje apartament me siperfaqe 50 meter katrore i marre nga Ministria e Brendshme per punonjesit e saj me privatizimin ne vitin 1995. Te ardhurat vjetore te zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise deri ne muajin tetor per vitin 2005 llogariten ne shumen 972.000 leke ndersa shperblimet nga ministria kapin vleren 243.000 leke. Per tre muajt e tjere te vitit Kulicaj ka marre edhe 308 mije leke nga puna si drejtor. Bashkeshortja e tij si mesuese ka perfituar gjate ketij viti 247 mije leke. Per vitin 2006 Kulicaj ka perfituar 1.822.402 leke nga Ministria e Brendshme ndersa bashkeshortja e tij 299 mije leke. Ne vitin 2007 Kulicaj ka ushtruar detyren e re ate te Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Gjate ketij viti paga vjetore e tij ka qene 1.277.500 leke ndersa te ardhurat vjetore te bashkeshortes se tij kane qene 375.000 leke. Viti pasardhes ka qene teper i mire per pasurine e tij. Gjate vitit 2008 zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise ka shtuar nje milione leke te perfituar nga nje vendim gjyqesor i cili ka ndare nje pasuri te perbashket te familjes Kulicaj dhe 7000 euro te tjera te depozituara ne nje banke. Nderkohe nga kursimet e te ardhurave familjare ne banke ka depozituar nje tjeter shume 7000 euro. Paga vjetore e Kulicajt per vitin 2008 eshte 1.537.313 leke ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij jane rritur krahasuar me vitet e tjera duke shkuar ne 433.424 leke. Sipas deklarimit te zv.drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj pasuria e tij eshte shtuar me 500.000 leke dhe me 2000 euro te depozituara ne dy banka te ndryshme. Te ardhurat vjetore per vitin 2009 nga paga dhe shperblimet ne Policine e Shtetit arrijne ne 1441794 leke ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij nga puna ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Tirane shkon ne 495 964 leke.

Akuzat e Priftit
Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti pak dite pas largimit akuzoi policine doganat dhe tatimet se jane te gjitha te implikuara ne kontrabande nafte. Per kete kontrabande ai permendi me emer zv.drejtorin e policise Agron Kulicaj. Por Prifti ka shkuar edhe me tej duke e akuzuar Kulicajn edhe per zhdukjen e ish-keshilltarit te tij Eduard Belegu. Agron Kulicaj eshte nje person per te cilin une dyshoj per shume mekate disa prej te cilave ia kam thene Berishes me kohe. Kurse keshilltari im Eduard Belegu eshte arrestuar me buje pa shkak te perligjur dhe per te me kercenuar mua si minister. Tani Belegu eshte zhdukur dhe Agron Kulicaj duhet te thote ku eshte Belegu - ka deklaruar Dritan Prifti. Ndersa Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar ne 28 shtator se po hetohet per akuzat e bera ne adrese te zevendesdrejtorit te Policise Agron Kulicaj. Por punonjesit e policise qe po kryejne hetimin thane se nuk jane duke hetuar zv.drejtorin e tyre por fenomenin ne teresi.



PS ka kerkuar qe zevendesdrejtori i Policise Agron Kulicaj te hetohet per rrembim personi.
Deputeti Bare duke iu referuar deklarates se ish ministrit te METE-s citoi se keshilltari i tij Eduard Belegu nuk eshte larguar por eshte zhdukur nga ata qe po pergatitej te akuzonte per kontrabanden e naftes Virxhin. Po citoj ish ministrin Prifti Belegu ishte familjar shembullor. Ate e kane zhdukur.

Agron Kulicaj eshte nje person per te cilin une dyshoj per shume mekate disa prej te cilave ia kam thene Berishes me kohe. Kurse keshilltari im Eduard Belegu eshte arrestuar me buje pa shkak te perligjur dhe per te me kercenuar mua si minister. Tani Belegu eshte zhdukur dhe Agron Kulicaj duhet te thote ku eshte Belegu.

Belegu po pergatitej te denonconte Policine dhe Prokurorine per arrestimin e tij kot dhe papritur u zhduk. Emri i Kulicajt me del ne kontrabanden mafioze te naftes Virxhin por edhe ne disa veprime mafioze te tjera.

Berisha duhet te distancohet nga ky ish-bodyguard duke e pezulluar nga detyra dhe tia jape drejtesise ta hetoje pa mburojen e pushtetit qe ka ne polici.

Prokuroria jo SHKB duhet ta hetojne.

Per te realizuar gjerat per te cilat une dyshoj ai duhet te kete ne thes te pakten dy ministra.

Akuzat ndaj Kulicajt Basha Presion mbi policine por po hetohen

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar ne 28 shtator se po hetohet per akuzat e bera ne adrese te zevendesdrejtorit te Policise Agron Kulicaj ndonese ka shtuar se ato jane presione mbi punen e policise.

Duke mos dhene detaje konkrete Basha sqaroi se te gjithe e dine se faktet per cdo lloj denoncimi apo akuze korrupsioni e kontrabande depozitohen ne prokurori.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›