Akuzat e Ramës për gjyqësorin, Halimi: Të papranueshme
Tiranë- Akuzat që bëri kreu i PS-së, Edi Rama në drejtim të gjyqësorit, gjatë prezantimit të librit të tij Kurban në Sarandë, u cilësuan si të papranueshme nga ministri i drejtësisë Eduart Halimi.
E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale- deklaroi minsitri Halimi.
Ndër të tjera gjatë një seminari për sfidat dhe arritjet e shërbimit të provës, Halimi rikujtoi se për reformën në drejtësi duhet bashkëpunim politik. Pasi është e nevojsme që për reformën në drejtësi të miratohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.
Përsa i përket dënimit alternativ, ministri Halimi e ka cilësuar si një sukses të kësaj reforme. Ndërkohë të pranishëm në këtë seminar janë Ettore Sequi, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, kreu i prezencës së OSBE-së si dhe përfaqësues të UNICE-it.
Shkrime të tjera me interes: