E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, Rama: Punë e vështirë, për të zgjedhur më të mirin

Tiranë- Pas fazës së dytë të procesit për Avokatin e Popullit, kreu i socialistëve Rama, përmes rrjetit të tij në Twitter ka lajmëruar edhe mbarimin e dëgjesës publike.

Mbaroi degjesa publike. Shumica e kandidateve ishin shume te pergatitur. Komisioni ka pune te veshtire per zgjedhjen me te mire.- shkruan Rama.

Ditën e djeshme filloi procesi i dëgjimit për 12 kandidatët e përzgjehdur nga PS-ja, në fazën e parë. Secili kandidat foli përreth 15 minuta ku edhe shpalosi vizionin e tij për institucionin e Avokatit të Popullit.

Kandidatët për Avokatin e Popullit që morën pjesë në seancën dëgjimore

1.     Artur             Lazebeu
2.     Besnik           Dervishi
3.     Bilal               Kola
4.     Blerta            Kraja
5.     Dëshira         Subashi
6.     Elisabeta      Imeraj
7.     Ermir             Dobjani
8.     Ksenofon      Krisafi
9.     Igli                  Totozani
10.  Përparim       Kabo
11.   Qirjako          Qirko
12.   Sokol              Hazizaj

Shkrime të tjera me interes:

  1. Në seancën dëgjimore për Avokatin e Popullit mungon populli
  2. Avokati i Popullit, Rama: PS gati komisionin Ad Hoc
  3. Avokati i Popullit, PS shpall 12 fituesit e fazës së parë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›