Akuzat e komisionerit Dick Marty. Reagojne banoret e fshatit Bicaj
Banorët autoktonë të fshatit Bicaj në kukës mohojnë kategorikisht ekzistencën e varreve masive në fshtin e tyre ashtu sic pretendohet në raportin e komisionerit Dick Marti. Për Alsat banorët e Bicajt tregojnë se si kanë pritur mijëra kosovarë gjatë vitit 1999 duke hedhur poshte akuzat për viktima serbe në këtë zonë.
“Jam habitur se cfarë njeriu mund të jetë, cfarë provokatori karshi nesh. As është bërë as dimë gjë këtu në Bicaj. Bicaj ka qenë fshati më I qetë nga të gjitha problemet. Më e mira do ishte që ai të shkonte në gjyqin e Hagës” tha një banor i fshatit.
“Më është dukur absurd ai pretendim, ajo akuzë e Dick Marty që thotë se në Bicaj ka varrezë massive serbe. Këtu mund të niset nga analet e ndryshme të diplomacisë së Beogradit” tha një tjetër banor i fshatit.
Arben Korbi sot kryetar I komunës dhe mjeku I fshatit në vitin 1999 konfirmon thëniet e banorëve të zonës.
“Unë flas dhe në detyrën e mjekut. Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që gjëra të tilla janë shpifje dhe nuk është asnjë lloj gjëje e vërtet dhe nuk ka asnjë lloj baze. Deri më sot nuk është përfolur në mënyrë absolute komuna Bicaj për gjëra të tilla” tha Korbi.
Kreu aktual i Qarkut të Kukësit,Shefqet Bruka dhe Kryetar i rrethit në vitin 1999 fton cdo institucion vendas apo ndërkombëtar që të të hetojë në terren pretendimet e Dick Marty.
"Unë mendoj që Dick Marty dhe të gjithë të tjerët që duan të hetojnë janë të hapur të japin informacionet e tyre, të raportit të tyre pranë institucioneve investiguese botërore dhe njëkohësisht në emër të Këshillit të Qarkut të Kukësit do të ftoja prokurorinë, gjithë institucionet shqiptare që t’I japin një përgjigje të merituar këtij personi I cili realisht është një person që ka nevojë për mjekim mjekësor” tha Bruka.
Komisioneri Dick Marty në një raport të pak ditëve më parë pretendon se në shqipëri janë kryer transpante organesh dhe vrarë shtetas serbë gjatë vitit 1999 , gjë që ka shkaktuar reagimin e forcave politike në vend por edhe të faktorit ndërkombëtar.
Flutura Tota