E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen rreshjet. Rritet siperfaqja e permbytur ne Shkoder

  Është rritur me 1180 ha sipërfaqja e tokës së përmbytur në qarkun e Shkodrës si pasojë e rreshjeve të dendura gjatë natës duke e cuar në 7180 ha nga 6000 që ishte një ditë më parë. Rritja e nivelit të lumenjve Gjadër, Kir, Buna dhe Drin kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në komunat e përmbytura ndërkohë që nga qyteti i Shkodrës uji është tërhequr tërësisht përvec lagjes Livadhe.

1500 persona vijojnë të mbeten të evakuuar të cilëve iu janë shtuar edhe 2 familje nga Oboti natën e mbrëmshme. Ndërsa shpërndarja e ndihmave vazhdon vetëm në zonat e përmbytura dhe ato ndërprerë prej ditësh për familjet e qytetit nga ku është tërhequr uji.

“Situata më e rënduar paraqitet sot në komunën Dajc, vecanërisht tek argjinatura duke veshtiresuar punimet qe po kryhen ne Samrish. Nderkohe argjinatura e Shirqit dhe qender Dajcit e cila eshte perforcuar pak dite me pare, ka rezultuar e suksesshme dhe po monitorohet e perforcohet me tej. Ka informacione se janë rritur shkarkimet nga HEC-et mbi lumin Drin, cka pritet të ndikojë në rritjen e sipërfaqeve të përmbytura që këto ditë është ngushtuar për shkak të motit të mire” tha prefekti Maxhid Cungu.

Prej 21 ditësh qarku i shkodrës vuan pasojat e përmbytjes e cila në ditët e para mbuloi një sipërfaqe prej 14.000 ha toke dhe mbi 4000 shtëpi banimi.

Bruna Gjoka     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›