E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna braktis fëmijën, 11 vjecari në mëshirë të fatit

Kjo eshte historia e Amarildo Kotes, femijes 11-vjecar nga fshati Ndërnenas i Fierit. Prej mese nje muaji, Amarildo, jeton i vetëm ne shtepi në meshirë të fatit duke siguruar buken e gojës me cdo menyre 

FIER-I vetëm ne shtepi. Ky eshte Amarildo Kote, 11-vjec nga komuna Libofsh e Fierit. Prej nje muaj fati e ka detyruar të flejë dhe të zgjohet i vetëm ne shtepine e tij te rrenuar. Para pak kohesh, e ema e Amarildos, Dafina, e braktisi duke e lene 11-vjecarin ne meshiren e fatit, i cili eshte treguar i ashper me te. Vec mungeses se babait, te cilin nuk e ka njohur kurre, braktisja nga e ema, e ka detyruar Amarildon ti perballoje i vetem dhe pa asnje ndihme veshtiresite e jetes. 11-vjecari banon ne nje ndertese te shkatarruar plotesisht, pa uje, pa drita, ku shiu i ben shoqeri sa here qe ai bie.
“Pres të vijë nëna ime. Punoj me ctë gjej. Dua të vazhdoj dhe shkkollën”, thotë Amarildo i vogel për TvNeës24.
Per te siguruar buken e gojes Amarildo punon ne dy lokale te fshatit Ndernenas. Komshinjte e tij thone se Amarildo shkon ku te mundet, ne cdo familje apo lokal per te lypur, per të siguruar bukën e gojës.
Me syte nga rruga kryesore e fshatit, Amarildo, pret cdo dite ne dritare me shpresen per te pare nje dite nenen e tij ti rikthehet.
(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›