Akuzat kryeprokurorja Po i shqyrtojme te gjitha

Kryeprokurorja deklaroi se institucioni i saj do te nise hetimet ne rastin me te pare qe konstaton veper penale. Ajo tha se organi i akuzes eshte i pavarur
Akuzat publike nga forcat e ndryshme politike kryesisht ato qe kane te bejne me korrupsionin jane marre ne konsiderate nga institucioni i Prokurorise se Pergjithshme. Kryeprokurorja Ina Rama deklaron se organi i akuzes eshte duke vleresuar cdo informacion te vlefshem qe perben veper penale. Prej ditesh deputetet e mazhorances dhe te opozites jane perfshire ne akuza te ashpra me njeri-tjetrin dhe lidershipet e partive per afera korruptive madje dhe lidhje me mafian. Ju siguroj se prokuroria po ben punen e saj qe duhet te beje ne keto momente. Po vlereson cdo informacion te vlefshem per ndodhjen e nje vepre penale. Sigurisht qe eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku gjejme vend per te nisur nje procedim - deklaroi kryeprokurorja ne nje prononcim per shtyp menjehere pas perurimit te te Qendres Dixhitale te Dokumentacionit Gjyqesor ne Tirane. Rama tha Prokuroria ne keto momente po luan rolin e nje institucioni te pavarur dhe ju garantoj se ne te gjitha rastet kur ka vend per te nisur hetimet prokuroria do ti nise ato.
Po a ka ne Shqiperi asete te mafias apo te krimit te organizuar Kryeprokurorja nuk e perjashton si mundesi por thote Potencialisht duhet te kete por perderisa nuk kemi gjera konkrete per te folur eshte e kote qe une te jap nje pergjigje qe neser te instrumentalizohet. Dalja publike e kryeprokurores erdhi menjehere pas situates se krijuar ku palet politike po akuzojne cdo dite njera-tjetren per korrupsion per lidhje me asetet e mafias per lidhje me krimin e organizuar dhe per kontrabande. Akuzat me te ashpra te ketyre diteve kane qene ato ndaj ministres se Integrimit Majlinda Bregu e cila sipas opozites dhe nje pjese te mediave akuzohet per lidhje me mafian dhe asetet kriminale. Ne kete situate ishte vete Kryeministri Sali Berisha qe ne deklaraten e tij publike dy dite me pare kerkoi hetim te plote ndaj cilido te perfshire ne korrupsion dhe ne krim. Ai ftoi organin e akuzes te hetoje pa presionin e politikes dhe te mos behet asnje dallim per sa i perket subjektit politik ne te cilin aderojne te dyshuarit apo te akuzuarit.