E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat mes partive Ina Rama Po vleresojme cdo informacion

TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama deklaron se organi i akuzes eshte duke vleresuar cdo informacion te vlefshem qe per ndodhjen e nje vepre penale ne akuzat per korrupsion te bera nga te dy kampet politike.

Prej ditesh deputetet e maxhorances dhe opozites jane perfshire ne akuza te ashpra me njeri-tjetrin dhe lidershipet e partive per afera korruptive madje dhe lidhje me mafian.

Ju siguroj se prokuroria po ben punen e saj qe duhet te beje ne keto momente. Po vlereson cdo informacion te vlefshem per ndodhjen e nje vepre penale. Sigurisht qe eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku gjejme vend per te nisur nje procedim.- deklaroi kryeprokurorja ne nje prononcim per shtyp menjehere pas inaugurimit te inagurimit te qendres dixhitale te dokumentacionit gjyqesor ne Tirane.

Duke bere te qarte pozicionin institucional dhe kushtetues te organit qe drejton zonja Rama nenvizoi se Prokuroria ne keto momente po luan rolin e nje institucioni te pavarur dhe ju garantoj se ne te gjitha rastet kur ka vend per te nisur hetimet prokuroria do ti nise ato.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›