E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj ThacitSHBA: Të paraqitenprovat

WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj raportit të Dik Martit nga Këshilli i Evropës, që kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçin, e ndërlidhë me grupin e trafikimit të organeve njerëzore, dhe kërkojnë që të paraqiten provat lidhur me këtë rast.

“Ky është propozim raport dhe ne jemi të vetëdijshëm për të”, u tha reporterëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Crowley, mbrëmë vonë në Washington.

Mëtutje ai theksoi se “i marrim të gjitha akuzat kredibile për aktivitet kriminal shumë seriozisht, dhe çfarëdo dëshmie dhe burime të cituara në këtë raport, duhet të ndahen me autoritetet kompetente, për udhëheqjen e hetimit përkatës dhe të plotë”.

Zëdhënësi Crowly tha se “sundimi i ligjit është çështja kryesore për stabilitet dhe progres në Ballkan”.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›