Tadic: Hetimakuzave të DickMarty, për Thacin
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Duhet të bisedojmë me çdonjërin, të cilin shqiptarët e Kosovës do ta zgjedhin si përfaqësuesin legjitim të tyre”, deklaroi Tadic.
Presidenti serb tha se duhet të hetohen pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi trafikimin e organeve, të cilat ndërlidhen me Thaçin.
Në pyetjen nëse ai është i gatshëm të takohet me Thaçin, Tadic është përgjigjur pozitivisht. “Nuk kemi të drejtë për qëndrime personale kur përfaqësojmë interesin publik”, tha presidenti serb, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare “duhet të marrë qëndrim” lidhur me raportin e Marty-t.
(m.a/rel/BalkanWeb)