E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maks Velo sjell Spanjen ne Tirane

Udhëtimi i një artisti në Spanjë nuk mund të kthehet vecse në art. Kjo ka ndodhur me Maks Velon. Magjinë e një nga vendeve më të bukura të kontinentit të vjetër ai e sjell në një ekspozitë në titullin “Spanja”. Pikturat,  disa peisazhe, nudo e natyrë e qetë, sipas piktorit flasin mbi atë mardhënie të vecantë që spanjollët kanë me natyrën e tyre.

"Kjo është më e vështira mendoj unë për të transmetuar dritën e Spanjës, jam munduar dritën, tokën, ngrohtësinë,e cila con në luftën me dema, con në nudot, tek flamengot, te kitara spanjolle. E gjitha është një tërësi magjike që ne mund të mësonim shumë", thotë piktori Maks Velo.

Tablotë e këtyre cikleve nuk janë  vetëm një këndvështirim i vecantë i piktorit për Spanjën dhe  gjithëcka spanjolle të saj, por edhe  një zbulim mbi origjinën e piktorve më të mëdhenj europian.

"Ajo që më interesonte më shumë dhe që e kërkova dhe që u binda ishte kjo 'Pse artistëve të mëdhenj të shekullit të XX kanë dalë nga Spanja. Atje ka një gjallesë të jashtëzakonshme që ta imponon ajri, natyra, i gjithë atmosfera dhe ke një ngarkesë dhe besoj se kjo ka qenë njëkohësisht imazhi i Spanjës", tha Velo.

Në ekspozië bien në sy edhe një cikël grafikash nga Barcelona, nëpërmjet të cilave shprehet ndërthurja e traditës me modernen në arkitekurën e këtij qyteti.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›