E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ndaj Vokshit, Braçe gjobitet me 1 milion lekë për shpifje

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka gjobitur deputetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe me 1 milion lekë duke e cilësuar fajtor për akuzën e shpifjes, në procesin ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Në kërkesë-paditë e saj Vokshi pretendon se shpifjet në emrin e saj i kanë cënuar dinjitetin e reputacionin. Deputetja Albana Vokshi deri më tani ka fituar gjyqet me deputetët Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri dhe Artan Gaçe dhe se fundmi me Erjon Braçen, ndërsa ka paditur dhe 5 deputetë të tjerë socialistë.

Nëntë deputetë të PS-së akuzuan në deklarata shtypi nga selia e partisë deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Arian Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë "Stream Oil" dhe si një nga aksionerët e kompanisë "Vision Construction".

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›