E Diel, 1 Nëntor 2026

Amasia, superkontinenti i ri i së ardhmes

SHBA - Pas 50-200 milionë vjetësh pritet të lindë një kontinent i ri, që do të quhet Amasia. Emri vjen nga bashkimi i Amerikës dhe Azisë, nga shkrirja e të cilave do të përbëhet në të ardhmen superkontinenti më i ri i Botës.

Mundësia për afrimin e kontinenteve është përfolur edhe më parë nga shkencëtarët, por një studim i fundit në SHBA, i publikuar në revistën “Nature” tregon se bashkimi do të ndodhë pikërisht në zonën ku sot shtrihet Poli i Veriut.

Pavarësisht kritikave, studiuesit e Universitetit Yale shprehen të bindur se teoria e tyre mbështetet me të dhënat që përshkruajnë fushën magnetike të tokës në të kaluarën.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›